Shuma e parave të sekuestruara

Kronikë

Kontrabandë cigaresh nga Mali i Zi, 4 të arrestuar në Shkodër, bllokohen 15 mijë euro

22 Mars 2018, 11:09| Përditesimi: 22 Mars 2018, 11:14

  • Share

SHKODER-Policia ka bllokuar 90 koli cigaresh dhe 29 steka, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete gjatë një aksioni, ndërsa ka arrestuar 4 persona. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandë të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Sipas policisë, pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe ata i shpërndanin sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar përveç Shkodrës edhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Njoftimi i policisë Shkodër

 

Finalizohet me sukses operacioni “VIJIMËSIA”

Ndalohen 4 shtetas për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë

Sekuestrohen koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete

Në datë 21.03.2018, specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, finalizuan me sukses operacionin policor ”Vijimësia”.

Si rezultat i ketij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

- Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.

- Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.

- Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.

- Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Ata janë ndaluar

pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:

• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme

• 7 telefona celular

• 14.675 euro

• 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?