Kronikë

Tiranë, arrestohen për kontrabandë ilaçesh administratori e farmacistja, në kërkim drejtuesja

14 Qershor 2018, 09:35| Përditesimi: 14 Qershor 2018, 16:15

  • Share

TIRANË-Dy persona janë arrestuar për kontrabandë ilaçesh, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë administratori Julian Llangozi 40 vjeç dhe punonjësja e një farmacisë E. P. 29 vjeçe, ndërsa në kërkim u shpall drejtuesja teknike e farmacisë, A. P. 66 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë operacionit nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u sekuestruan 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme në pikën e farmacisë në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Të arrestuarit tregtonin produkte farmaceutike kontrabandë.





Ekstrakti i QKR për kompaninë e Julian Llangozit

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?