Deklaratën e tij në një fjalim të mbajtur në Bergamo në Itali se së bashku me ministrin e Jashtëm në detyrë të Italisë Luigi Di Maio, kishte arritur të merrte vaksina fshehurazi nga Italia pavarësisht ndalimeve të Pffizer-it, duke e cilësuar atë si ‘kontrabandë’, Kryeministri Rama është detyruar ta shpjegojë. Mediat e morën dhe i bënë jehonë kësaj deklarate.
“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën “kontrabandë” që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë. Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjalë të përdorur me shaka”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar Edi Rama duke iu rikthyer fjalës së tij të djeshme në eventin “Kultura do të shpëtojë botën”, tha se Qeveria italiane në fakt i është përgjigjur një kërkese zyrtare nga Shqipëria në një kohë të vështirë për shkak të pandemisë.
“Siç thashë, ishte një kërkesë urgjente dhe një sasi simbolike e vaksinave për të filluar vaksinimin e stafit tonë mjekësor dhe paramjekësor. Sigurisht që nuk kam dashur të them seriozisht se bashkë me ministrin Di Maio apo institucione të tjera italiane kemi bërë kontrabandë, Zoti na ruajt! Aq më tepër që këto doza janë dhuruar nga qeveria italiane në Shqipëri dhe janë përdorur në një moment emergjence të rëndë. Nga ana italiane ishte edhe një shenjë mirënjohjeje për dërgimin, në një fazë kritike të epidemisë së Covid në Itali, të mjekëve dhe infermierëve tanë për të mbështetur një vend vëlla.
Do të jetë gjithmonë një kënaqësi për të treguar këtë operacion dhe për të nderuar Italinë, Luigi Di Maion dhe Giuseppe Conten për atë ‘oksigjen’ që na dhanë kur një popull i tërë ishte në rrezik mbytjeje. Shpresoj që askush të mos ketë më idenë më të keqe që të kapet me fjalë të vetme, sicc bënin censuruesit e mëdhenj të lirisë në kohët më të errëta të stalinizmit në Itali”, ka thënë Rama.
'Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra’, kjo është historia që treguan dje mediat italiane, e cila më pas u mor edhe nga ato shqiptare, për deklarata që Rama bëri në Bergamo gjatë fjalimit të tij në “Kultura do të shpëtojë botën”, organizuar nga ”Semi – Storie di Eccellenza, Merito e Innovazione”. Rama i referohej ish-ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio i cili ishte ulur në rreshtin e parë të Aula Magna të Universitetit të Bergamos, në atë që ishte një nga daljet e tij të para publike pas humbjes së tij në zgjedhje. Në fjalën e tij, Rama foli për situatën politike shqiptare dhe marrëdhënien e tij me Italinë që në ditët e diktaturës kur të rinj si ai shkuan në Vlorë jo për det, por për të ndjekur programet televizive italiane. Megjithatë një deklaratë e cila iu mor dhe tërhoqi vëmendjen, duke e bërë Kryeministrin që të prononcohet edhe një herë në mediat italiane.
Kur hap gojen shpesh e flet shume me doemos qe do rrjedhin edhe informacione qe do ishte me mire ti mbaje te brendshme. Me kujton pak Saliun qe u mburrte duke thene qe ai ishte ai qe lejoi kontrabanden e karburantit me Serbine nga Mali i Zi.
PërgjigjuEpo mire tani. Tha "t'komshies".
PërgjigjuNa gajasi Rama me “shakate” e tij! Ja ç’ka thene Rama sipas mediave italiane” “Nese une jam nje Shqiptaro-Italian, Di Majo eshte nje Napoletano-Shqiptar, bashke kemi bere nje operacion kontrabande. Çfare italiani ose shqiptari je, nese je gjithnje ne rregull me ligjin?” - Pra per Kryeministrin e Shqiperise, te jesh shqiptar nenkupton te mos zbatosh ligjin…! “Pfizer kishte nje kontrate imperialiste, kapitaliate: une te jap vaksina ty por ti nuk mund t’ia japesh askujt” - Rama vazhdon me mentalitetin komunist kunder imperializmit…! Kushedi mos na kthen edhe PPSH… "Luixhi tha: nuk mund ta bejme se eshte gabim shume i rende. Por e beme nepermjet nje operacioni te sherbimeve sekrete” - Pra e pranon qe e kane bere fshehtazi sepse ishte e ndaluar nga nje kontrate qeveritare. Si quhet kjo? Sipas terminologjise policore kjo quhet kontrabande!
PërgjigjuQenka hapur menca e sufllaqeve ???? hahah plasen komentet populiste ????
PërgjigjuSa ti vijn trut ktyre juve vazhdoni perpara sic jeni duke bere se keta spaskan pun tjeter
PërgjigjuKur ke miq jane te pritshme keto shaka keshtuqe mos merrni cdo gje seriozisht o te mjeret juve
PërgjigjuRama gjithmon ben shaka me miqt jemi mesuar tashme me te boll na bet sikur ca ka them
Përgjigjupse cdo lloj shakaje dhe sarkazme e merrni si fakt ca lloj medjash jeni ju qe informoni njerzit me keto lloj informacjonesh negative
PërgjigjuMos i zmadhoni kaq shume gjerat se shaka ka bere
Përgjigjunuk ben dot nje shaka se konotacjoni qe merret eshte direkt ai negativi
Përgjigjuhahaha se kuptoj pse merret cdo shaka cdo sarkazem per serjoze dhe merr konotacjon negativ
PërgjigjuLajme palidhje hidhni nxirrni dicka te sakt qe ta lexojm
Përgjigjumos bej me shaka se keta jane palla kari aq duan
PërgjigjuEdhe portalet qe per pak klikime e bejne qimen tra , sikur eshte e veshtire te kuptosh se cka dashur te thote ne te vertet.
PërgjigjuNe pozitten qe je dhe qe ke nuk duhet te perdoresh te tilla fjale, pasi shume thjeshte mund te perdoren kundra teje.
PërgjigjuPopo dy mafia bashk se ca bejn kto mediat me jeten e tyre se marr vesh, si nuk e kuptojn qe keto marrdhenie te mira duhen vlersuar dhe jo trajtuar ne menyre te tille
PërgjigjuNe shqiptaret kemi nji shprehje:sipas vendit behet kuvendi.Ne shqiperi edhe mund te mos i japin rendesi "shakave"te tilla por,ne Itali "shaka"te tilla nuk behen,nuk fole ne kafene,qe te thuash bera shaka.
PërgjigjuNe vend te themi faleminderit per ato vaksina kto kapen me shakat qe ben rama
PërgjigjuRama kerkone te zbavise te huajt por harron qe nuk eshte ne Tirane. Duhet te jete me serioz ne komunikim dhe ti le komplekset e veta.