Dy raste kontrabande nafte dhe vaji ulliri janë goditur nga Policia e Pogradecit dhe e Korçës, ndërsa në pranga u vu një 41-vjeçar, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.
Sipas policisë në pranga u vu shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Benz” në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 litra naftë e ndarë në bidona plastikë dhe rreth 90 litra naftë të tjera në serbatorin e modifikuar të mjetit, sasi për të cilën nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Po ashtu filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. C., 31 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Liqenas, u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 19 koli me vaj ulliri dhe mallra të tjera industriale të dyshuara kontrabandë, për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”.
Bravo police I zone keta qe nxjerin buken e quajne evazjon po ata qe kane dhe I bejne gjemen ikomandojne dhe shtojne pasuri Mbajne fjalime bravo shtet
PërgjigjuBravoooo. Tani c'do gje do jete me e drejte dhe e rregullt. Shikoni kapni ata qe fitojne buken e gojes per familjet e tyre, dhe mbyllni syte e veshet kur kalojne traun cisterna me nafte kontrabande neper dogana. Pastaj tjetra....ja e ka mbushur plot e perplot ne maqedoni makinen me nafte dhe plus kesaj ka dhe 18 litra te tjere neper bidona.....a ka nje ligj ne Shqiperi qe me ndalon ta mbush makinen plot dhe te mbaj edhe ca rezerve?! Ke sa te duash rrugeve neper qytete te rinj qe s'u ka thene njeri ndonjehere puna-mbare me makina te shtrenjta mbi 15 mije euro qe verdallosen kot e bejne karshilleqe policeve te qarkullimit e si ndalon njeri ti pyese ku i gjete leket a ca pune ben, por merren me hhallexhinjte qe mundohen te shpjene nje 15 mije leksh te vjeter ne shtepi per buken e femijeve. Ca jane keta polica vk kshu? Kush do i shpjere per te ngrene familjeve se atyre qe kane kapur tani?
PërgjigjuJam shum dakort me te gjithe ju komentues te nderuar. Vetem kur te vij Ajo drejtesia qe te kape edi ramushat sali berushat lulushat e monikushat e ilirushat e tahirushat le te merren ne fund me kete maskara kontrabandier te rrezikshem can ulliri edhe 3 litra nafte. Por ky fenomen rri sepse asnje nuk del ne shesh per te protestuar per te drejtat edhe nevojat familjare qe kemi por ngrihen we do hipi njeri Apo tjetri ne pushtet edhe e shesin te gjithe veten per ate 20 mij leksh ose these mielli. Keshtu qe kush do behet shembull!? Fakirat pa mbeshtetje si ky un ju te gjithe pa mbeshtetje qe shikon alternative naften maqedonase per te marre ate 30 leksh plus our ti shesi ato 60 litra...
Me kete kapje kontrabande 9litra nafte ne bidona dhe 90 litra ne serbator shteti yne do fitonte rreth 8000lek.Bravo policia e shtetit pasi tani do e kalojme kete krize.Po si e mori vesh policia qe ai se kish per kamjonin e tij,pasi serbatori i nje kamioni mer dhe 200,300 litra.Po ndonje pakete cigare kish blere ne Maqedoni?.Tani e dini vete Ju,ripeni fare,
PërgjigjuPo kta policet qe i kane ndaluar ne rruge,kshu kot,per ti vjel noi 200 leksh,s kan i fije ndergjegje?? Kaq rrota pallash paskan qene te gjithe??
Përgjigju18 l nafte kontrabande?Shaka apo lapsus eshte kjo?Kjo i kalon te gjithe kufijte e mundeshem te imagjinates Eshte e padegjuar dhe ne tiranite me perverse. Duket qe ky shtet mostruoz ka degjeneruar deri ne kete pike
PërgjigjuE madhe kjo. kontrabande nafte. i shkreti blen naften ne makedoni se eshte me e lire dhe cilesore. Nuk ka kontrabande per nevoja personale dhe sasi paperfillshme.
PërgjigjuNë burg këta maskarenjtë se nga këta dëmtohen të ardhurat në dogana dhe jo nga Drejtor dogane si unë që vodhëm sa nuk u ngopën kurrë dhe në fund mezi i bëmë 2 milion euro. Bravo shteti!!
Përgjigju