Një 51-vjeçar nga Korça është vendosur në pranga pasi akuzohet se kontrabandonte mallra nga Greqia.
51-vjeçari u arrestua në aksin aksin rrugor të pikës kufitare Kapshticë-Bilisht, teksa po lëvizte me makinën e tij.
Mallrat u sekuestruan si provë materiale.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë.
Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat”, njoftoi sot policia.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet doganieri që ishte në shërbim, për shpërdorim të detyrës
“Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK”, thuhet më tej në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente
