Kim Yong-un dhe personazhet e

Bota

Kontrabandoi ‘Squid Game’ me USB dhe e shiti, dënohet me vdekje i riu në Korenë e Veriut! Do të pushkatohet si lojtarët e serialit

29 Nëntor 2021, 11:17| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 11:23

  • Share

Dënimi me vdekje e pret një student në Korenë e Veriut, pasi në USB e tij kishte shkarkuar serialin “fenomen” të momentit, Squid Game.

Studenti mendohet se ka kontrabanduar serialin e ndaluar në shtetin komunist nga Kina në një USB të fshehur dhe burimet thonë se ai do të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit, mënyra sesi edhe lojtarët në dramën koreane vriten një nga një.

Sipas një raporti nga Radio Free Asia (RFA) , pasi kontrabandoi serialin e ndaluar në vend, burri shiti 7 kopje për 7 shtudentë. Njëri prej tyre u dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerët që ndoqën shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Megjithëse “Scud Game” është “mbreti” i Netflix, ai është kategorikisht i ndaluar në Korenë e Veriut!

“Squid Game” është një nga serialet më të ndjekur, por është paradoksale sesi personat që e shohin atë në Korenë e Veriut vriten!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?