Denis Meçe
Prokuroria e Korçës ka reaguar për herë të parë për vrasjen e Egli Progës. Në një njoftim të ndarë për mediat, ku zbardh edhe dinamikën e ngjarjes, Prokrroria thotë se autori i dyshuar i vrasjes, Denis Meçe është vetëdorëzuar në polici
“Pasi u bë identifikimi i shtetasit Denis Meçe, si autor i dyshuar që dëmtoi shtetasin Egli Proga, u kryen veprime operative dhe teknike të tjera me qëllim gjetjen e vendndodhjes së tij, deri në momentin që ai u paraqit vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec”, njoftoi Prokuroria e Korçës më 14 gusht.
Ndërkohë, vetë Policia në njoftimin zyrtar ku njoftoi se Egli Proga ishte vrarë thotë se e kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
“Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar. Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin Egli Proga 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:
Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale "Moskallëzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi policia më 11 gusht.
Lajmi kryesor:
‘Është rrëzuar një i dehur’, në hetim një polic për vrasjen e Progës në Pogradec! Kushëriri i Eglit i tha se është dhunuar, efektivi: Ik ore andej
SI.E./ReportTv.al