Politikë

Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, Andi Mustafaj: E ligjshme, për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare! Para SPAK-ut kishte prokurorë që luftonin krimin

28 Prill, 22:07| Përditesimi: 28 Prill, 23:44

  • Share

Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA, por pa treguar se cili është burimi i vërtetë i 6 mln dollarëve që do paguhen për kompaninë e njerëzve të afërt të Trump. Ai tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.

Sipas tij, kontrata është një përpjekje për të përcjellë informacionin e duhur tek institucionet amerikane, në mënyrë që ato të marrin informacionet e duhura për situatën në Shqipëri.

 ‘SHBA janë shteti që kanë shpikur lobimin, influencat institucionale që e kanë rregulluar atë në mënyrë ligjore dhe kur një kontratë me një palë përfituese nënshkruhet, ajo depozitohet në institucionet përkatëse dhe çdo gjë është publike. PD në strategjinë e saj prej disa kohësh që ne e kemi kërkuar më ngulm që të thyejë rrethimin ndërkombëtar në të cilën ka qenë e futur më një rëndësi të madhe të lidhjeve me miq të Shqipërisë kudo në botë tashmë ka hecur në një hap tjetër në pjesën e lobimit në SHBA, por kjo është një hap logjik pas rezolutave të CDI, pas daljes së Berishës në Berlin dhe pas gjithë kësaj çarje të këtij rrethimi është edhe lobimi në SHBA.

Ka pasur një dëshirë të këtyre individëve të fondacionit për të mbështetur kauzën e opozitës shqiptare sot në botë. Rëndësi ka që regjimi i Ramës është i tillë saqë ka bërë që shqiptarët në Amerikë të shkojnë më tej në angazhimin e tyre brenda kuadrit ligjor të SHBA. SHBA për një kohë të gjatë se ka pasur realitetin e asaj që ndodhte në Shqipëri. rasti i kësaj kontrate është lobim i drejtëpërdrejtë. Qëllimi është thyerja e rrethimi ndërkombëtar, që ka sot Shqipëria, informacionet që shkojnë sot në SHBA të jenë  ato të duhurat që ata të marrin vendimet e duhura’, tha ai.

Teksa u ndal tek programi i PS, Mustafaj tha se kryesocialisti Edi Rama premton hyrjen e vendit në BE, nëse vjen në pushtet, gjë e sipas tij nuk varet nga qeveria.

‘Propozimi më i rëndësishëm i Ramës është pasaporta europiane një gjë që se ka në dorë ai, si mund të premtosh këtë. Ai thotë që do ta çojë vendin në BE dhe se ka ai në dorë që ta çojë vendin në BE. Sot që një vend të integrohet duhet që të miratohet nga 24 parlamente të vendeve anëtare që kanë rryma të ndryshme politike dhe të bësh një premtim që se bënë dot është diçka e papërgjegjshme. Duhet të flasin për programin kush do t’ja përmirësojë jetën njerëzve, kjo është më e rëndësishme’, tha ai.

Ai u ndal edhe tek primaret në PD. Mustafaj tha se në listat e PD janë mbi 70 për qind të kandidatëve që kanë dal nga primaret.

‘Udhëzimi i primareve ishte që në fillim që kandidatët do të vlerësoheshin element të tjerë për listat, dhe sot s’duhet të çuditemi se ka pasur kritere të tjera. Në politikë nuk mund ti kënaqësh të gjithë. PD zgjodhi listat me disa element kryesor si bashkimi i PD, çështja e aleancave, strukturat e partisë dhe primaret, janë mbi 70 për qind në lista që kanë dal nga primaret. Nuk mendoj se të rinjtë janë më të mirë se të vjetërit, në lista ka edhe të rinjë’, tha ai.

Lidhur me programin e PD, Mustafaj tha se programi i PD, është i realizueshëm dhe i konsultuar me ekspert.

‘Ne e kemi konsultuar programin edhe me ekspertë dhe e dimë se është i realizueshëm. Ne e ulëm barrën fiskale dhe falim gjobat dhe heqim burokracitë, duke e shtyrë që të rritet prodhimtari e kompanive, sepse duk u rritur kjo paguhen më mirë punonjësit. Sot është shkatërruar klasa e mesme në Shqipëri kemi ose njerëz shumë të pasur ose shumë të varfër. Ne i nxjerrim nga varfëria ekstreme, ne kemi vendosur minimumin jetik 200 mijë lekë. Duke ulur barrën fiskale ne i japin frymëmarrje kompanisë që ajo të investojë. Çdo program i përgjigjet një situate, programi që kemi është më i miri që i përgjigjet problemeve që ka sot vendi’, tha ai.

Një koment e pati edhe për SPAK. Mustafaj tha se drejtësia nuk fillon dhe mbaron tek SPAK, pasi sipas tij ka edhe prokuror dhe prokurore që kanë arrestuar kriminelë.

“Çdo administratë ka inspektoratet e veta. Ti duke bërë kontrolle i keqpërdoret. Kemi kontrollin elartë të shtetit. Nuk fillon dhe mbaron drejtësia sot me SPAK. Para SPAK ka pasur dhe prokuror që arrestonin kriminelë”, tha Mustafaj.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?