Politikë

Kontrata 6 mln USD e lobimit të PD në SHBA, Berisha mbron veten dhe Nokën: Firma në dokument vetëm për shërbimin që merr partia nga fondacioni

3 Korrik, 14:46| Përditesimi: 3 Korrik, 18:01

  • Share

 

Sali Berisha i qëndroi argumentit se Partia Demokratike nuk bën lobim në SHBA, por merr një shërbim nga fondacioni dhe firmën në kontratë mes palëve sekretari Flamur Noka e ka hedhur për shërbimin që subjekti merr.

Vlera e kontratës është 6 mld USD, që do paguhen në arkat e 'Continental Strategy' nga fondacioni i krijuar nga Nuredin Seci, “MAGA” dhe që mbetet e dyshimtë, teksa ndodhet nën verifikim edhe nga ana e SPAK-ut.

I pyetur në lidhje me kontratën e kësaj konsulence, ai tha:

“Tani ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni. Ne jemi transparent dhe do themi çdo gjë, edhe kompania supertransparente, publikon çdo dokument. Zoti Noka ka firmosur se pranon shërbimin, se pranon shërbimin. Kontrata është jo midis nesh e kompanisë, por midis fondacionit dhe kompanisë”.

Kurse pyetjes nëse ky shërbim do vijonte më tej edhe pas zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu u shpreh se nuk është marrë ndonjë vendim dhe do qartësohet më tej.

“Për sa kohë që s’ka marrë një vendim, do qartësojë, ky është një proces në vazhdim, varet edhe nga fondacioni, edhe nga të tjerat”, përfundoi ai. 


Lajmi kryesor:

SPAK heton kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD, Berisha ‘dredhon’ nëse do vijojë pagesën: Varet nga fondacioni, kontrata mes saj e kompanisë


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?