'Kontrata e lobimit e PD në SHBA është transparente', Basha akuza qeverisë: Pagoi 720 mijë euro përmes VKM-ve sekrete për lobim kundër opozitës

22 Prill 2020, 01:26| Përditesimi: 22 Prill 2020, 02:01

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të sotme të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke fajsuar qeverinë se përmes VKM-ve sekrete ka përdorur 720 mijë euro apo thënë ndryshe 900 mijë dollarë të taksapaguesve shqiptarë për lobing kundër opozitës.

Referuar deklaratës së Ballës se kryedemokrati harxhon 60 mijë dollarë për lobing në SHBA, Basha është shprehur se kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi kjo është një kontratë në vazhdim e PD që prej dy vjetësh tashmë, me një pagesë prej 10 mijë dollarësh në muaj.

Pyetje: Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla ka akuzuar sot Partinë Demokratike se në kohën kur vendi është në kushte pandemie ju harxhoni 60 mijë dollarë dhe po citoj: për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Balla ka publikuar një dokument ku thuhet se kontrata është firmosur në datën 10 mars nga zoti Bardhi. A ka të vërtetë në këto akuza?

Lulzim Basha: E para, nuk bëhet fjalë për asgjë të re. Kjo është kontratë në vazhdim që Partia Demokratike e ka prej 2 vjetësh, një pagesë prej 10 mijë dollarësh në muaj, qëllimi i së cilës, siç dallohet qartë në dokumentet e publikuar, sepse janë transparente në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka qenë pikërisht për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të marrë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ajo që është vërtetuar është që, falë bashkëpunimit me autoritetet amerikane, për fat të keq për Shqipërinë, në raportet Departamentit të Shtetit dhe raportet e tjera të luftës kundër krimit, drogës dhe korrupsionit, kanë treguar se Shqipëria po zhytet thellë e më thellë në një regjim autokratik me probleme të thella korrupsioni dhe krimi. Pra kjo është një kontratë transparente që ekziston prej shumë kohësh dhe që rinovohet në mënyrë periodike. Nuk përbën asnjë lajm. Atëherë pyetja është: pse e nxori sot Taulant Balla?!

Pyetje: Mund ta thoni se cili është qëllimi i kësaj kontrate, qëllimi i këtij bashkëpunimi?

Lulzim Basha: Për një arsye shumë të thjeshtë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi, sapo ju shpjegova, është pikërisht kërkimi i ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur Shqipërinë në luftë kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit si dhe për të bërë të mundur që Shqipëria të përfitojë sa të jetë e mundur nga ndihma e institucioneve dhe ndihma financiare e SHBA në këto fusha dhe pastaj në përmirësimin e kësaj situate edhe në fusha të tjera që kanë të bëjnë me investimet ekonomike dhe me programet e ndërsjellta që ndihmojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Edhe njëherë: është një kontratë që vazhdon të paktën prej 2 vitesh. Pra këtu nuk ka asgjë të re. Pyetja që shtrohet është: pse u kujtua sot Taulant Balla të nxjerrë një dokument transparent që është botuar dhe botohet në mënyrë periodike nga Departamenti i Shtetit? Cila është arsyeja? Pse sot? Sepse sot është denoncuar edhe njëherë tenderi për kitet. Sepse nuk duan të përgjigjen për tenderët sekretë që kanë bërë për shëndetësinë, ndërkohë që po sot media ka denoncuar diçka tjetër: një kontratë me një VKM sekrete të qeverisë për 720 mijë euro apo 900 mijë dollarë të taksapaguesve shqiptarë që qeveria i ka marrë për lobim. Tani, këto janë paratë e qeverisë që i përdor Partia Socialiste për të lobuar kundër kundërshtarëve politikë, kundër opozitës. Pra edhe njëherë, në këtë kontratë nuk ka asgjë të re. Është një kontratë që ekziston prej dy vjetësh, rinovohet në mënyrë periodike. Qëllimi është ndihma amerikane për të luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe penetrimin e krimit dhe korrupsionit në qeveri dhe në organet e shtetit.

Pyetje: Por, sipas zotit Balla, kompania është e njëjta që lobon për Maduron e Venezuelës..

Lulzim Basha: Po kompania që ka marrë qeveria dhe që e paguan me lekët e shqiptarëve për të lobuar kundër opozitës që ka Nursulltanin, çfarë domethënë kjo?! Kompanitë marrin klientët që marrin. Është fare normale që partitë politike të bëjnë aktivitet lobimi. Dy gjëra ama; nuk duhet të përdorë paratë e shtetit dhe Partia Socialiste ka përdorur pushtetin, 720 mijë euro për kontratën e publikuar sot nga media dhe nuk mund ta bëjnë për të luftuar opozitën. Në qoftë se doni lajm, ky është lajmi. Ndërsa në kontratën e Partisë Demokratike gjithçka është transparente, nuk është diçka e re, ka 2 vjet kjo kontratë dhe është e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit. Nuk përbën absolutisht asnjë lajm. Qëllimi është për të ndihmuar Shqipërinë, për të ndihmuar shqiptarët pikërisht që të mos ndodhin këto gjëra. Që të mos klasifikohen sekret kontratat e shëndetësisë e të vidhet me një dorë mjaftueshëm para për të paguar siç ju thashë 9 mijë pensione në qytet apo për të paguar 16 mijë pensione në fshat dhe kjo sigurisht i shqetëson ata që janë të përfshirë në korrupsion.

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 22/04/2020 13:20

    Kalamoni lagjes Basha.... hajt dokaloni nga lagja me gure do tu qelloj

    Përgjigju
    • Haha: 22/04/2020 16:07

      Basha te ha mune jo te qelloje

  • Rahman Gashi: 22/04/2020 12:55

    Fatkeqesi kombetare je o Lulush. Fatkeqesi qe ky vend ska opozite. Te gjith hajdut dhe kriminel.ti varesh ne litar te gjith. Zoti e ndihmoft shqiperin me kete opozit. Mire qe nuk ndihmojn si me termetin dhe tani po vetem pislleqe bejn pa pushim

    Përgjigju
  • Kedhille: 22/04/2020 12:36

    O Lulqim e bete boze kete pune Lobimesh.Tani te ja ngel te lobosh kush te te shqite shalet... nejse pa gare dhe pa kosto kete fo ta bejbe burgaxhinjte

    Përgjigju
  • Tosi: 22/04/2020 12:28

    Ishalla e merr vesh kete turp te Bashes Enkeled Alibajga i bandes se vrimes celesit se ai vdes per njecik spiunllyk dhe me vrap konference shtypi tek Shqupi.

    Përgjigju
  • Daku: 22/04/2020 09:21

    Ky eshte thjesht nje autik qe ja kreh floket Berisha.. O zot .. Nje tufe antikapatesh qe quajne politik intrigat ordinere te cilat nuk i sjellin asnje te mire njerezve

    Përgjigju
  • Kola: 22/04/2020 06:25

    Hhhhaaaa... Hajduti therret, kaprni hajdutin!!! Vazhdon tragjedikomedia shqipetare per 30 vjet radhazi....

    Përgjigju
  • Geg e Toske: 22/04/2020 06:22

    Dy momente qe nuk duhrn anashkaluar... Tubimi presidencial i dt. 8 mars qe rrezikoi vendin nga nje tragjedi kombetare, kur bota po perballej me Covid-19...ndersa Ilir Meta organizonte beslidhje per karrigen e vet...Firmosja e kontrates lobuese ne ShBA me vlere 60.000 dollar nga PD me 10 mars..ne vend qe keto para ti jepte ne sigurimin e mjeteve mbrojtese ndaj pandemise... Dhe ironia me e madhe kur kjo force politike kerkon nga qeveria anullimin e PPP per te siguruar fonde etj... Nqs SPAK nuk i heton keto dy veprime, atehere ta gezojme reformen ne drejtesi...

    Përgjigju
    • KAPS: 22/04/2020 08:06

      Ke harruar kongresin e skizofrenit ne ambjent te mbyllur

  • LYL SHAL NGJITMI: 22/04/2020 03:26

    O lyl kriminel hajdut po pse mor vemje duhet ato lek tja japësh Amerikës apo ka pak Amerika po jepja pra ato lek familjeve pa buk që thua ti. Apo për fsmiljet bën vetëm politik se për ti dhën ti i jep noc rokun. Po mir ju a bën ti ktyre IDJOTVE që të jspin vot ty mor pler mor vemje mor njeri i pisët. Del dhe e pranon që jep lek për lobim. Po çe do lobimin ti se ti thua që un e partia ime wc fiton zgjedhjet pse duhet me pagu pis edepsëz bur.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 22/04/2020 01:58

    Nuk mbulohet m*ti me shure derman. M*trat e tua nuk i mbulon dot me genjeshtrat dhe shpifjet e tua o njeriu lig

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?