Monika Kryemadhi dhe Halit Valteri

Kontrata e lobimit në SPAK, Kryemadhi: Halit Valterin e kemi paditur për kallëzim të rremë

13 Korrik 2022, 21:55| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 22:22

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se ka bërë një kallëzim penal për deklarim të rremë nisur nga dosja e depozituar nga ai në SPAK, ku akuzon drejtuesit e kësaj force politike për kontrata lobimi të financuara nga fonde të padeklaruara.

Në përgjigjen e saj për ‘Zërin e Amerikës’ Kryemadhi theksoi se akuzat e Valterit janë për të shmangur vëmendjen nga afera e rëndë e inceneratorëve

‘Unë mendoj se ‘Zëri i Amerikës’ e di shumë mirë që si funksionojnë kontratat e lobimit më mirë se Monika apo Halit Valteri me të cilin s’kam fare ndërmend të merrem. Unë i kam bërë një kallëzim për deklarim të rremë. Kaq dhe nuk merrem më me të. Por, subvencioni që bëhen nga paratë e inceneratorëve ku ne presim të shikojmë 128 milionë euro të cilat kryeministri shqiptar thotë që duhet të investoheshin nga koncesionari i inceneratorëve në mënyrë që të merrnin shpërblimin prej 29 eurosh toni, kjo gjë nuk ka ndodhur. Paratë e shqiptarëve janë përdorur për blerjen e mediave dhe politikanëve, blerjen e kohës televizive, blerjen e bizneseve edhe të politikanëve për t’u mbyllur gojën. Kjo është një situatë që për të shmangur vëmendjen nga e gjithë kjo skemë korruptive ku po të kishte një sistem drejtësie dhe ku SPAK të ishte vërtet SPAK, do të kishte hetuar jo vetëm aferën korruptive të inceneratorëve por do të kishte zbardhur dhe të gjithë përdorimin dhe futjen e parave që vijnë jashtë biznesit shqiptar dhe janë futur në qarkullim. Përveç kësaj kanë dëmtuar ekonominë shqiptare.’- tha Kryemadhi.

Skema e pastrimit të parave sipas Valterit
Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, paratë e përfituara nëpërmjet korrupsionit derdhin paratë e tyre te biznesmeni Muharrem Berisha, Elona Guri, Iris Zajmi, Gace, Prifti dhe Xhafa. Sipas tij, këto llogari bankare janë përdorur për pastrim parash me anë të transfertave bankare për interes të çiftit Meta-Kryemadhi. Më pas këto para kalojnë nga bankat, në kompani ofshorë dhe LSI, të cilat përdoren më pas për lobime të ndryshme.

Ai ka listuar edhe një listë me emrat e amerikanëve me të cilën Meta dhe ish-ministrat e tij kanë zhvilluar takime.
Shërbime për Ilir Metën
Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Washington
Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt

Skandali i lombimit të LSI
Në 16 maj, gazetar e madhe austriake, "Kronen Zeitung"  hapi faqen e pare ku akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. Gazeta e njohur denoncoi edhe shpenzimet e tjera për lobim të çiftit presidencial, madje edhe ndërhyrjet e çuditshme estetike dhe të shtrenjta të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi. Meta mohoi të ketë lidhje me një lobim të tillë, ndërsa Kryemadhi u shpreh se po akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?