Politikë

Kontrata e lobimit të PD, Poli Hoxha: Në Amerikë kanë nisur investigime! Softa: Nga janë marrë ato lekë?

1 Maj, 22:07| Përditesimi: 2 Maj, 07:08

  • Share

Kontrata prej 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA ka qenë në fokus të emisionit ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme në Report Tv.

Avokati Romeo Kara ka ngritur dyshime mbi qëllimin dhe ligjshmërinë e kontratës së PD. Sipas tij, nëse kontrata ka për qëllim heqjen e vendimit të “non gratës”, për Berishën ajo përbën një shkelje ligjore.

 ‘Kontrata është hartuar dhe firmosur nga palët  dhe ka filluar implementim. Duhet parë a është e ligjshme ose jo. në formë nuk kemi ato pika për të cilat është predikuar, për heqjen e non gratës, ose kjo fsheh atë që janë ose ka një tjetër kontratë. Nëse ajo ka për qëllim për të shbërë një vendim të non gratës ajo përbënë vepër penale jo vetëm këtu por edhe në Amerikë. Mund të thotë Berisha që s’ka të bëjë me këtë dhe me atë.

Po unë nuk di ndonjëherë se fjalët e Berishës kanë përputhur ndonjëherë me veprimet. Këto financime janë bërë në fushatë dhe e shtrijnë efektin në fushatë, ka paqartësi, burimi i financimit, ku ka përfshirje të politikës me fonadacione ka pastrim parash. Kush e bëri këtë kontratë, fondacioni i krijuar vetëm për këtë qëllim si i lindi besimi dhe bindja se ca fuqie ka ai fondacion dhe ky person që e ka. Kjo kontratë ka shkelur barazinë në zgjedhje. Kjo është një kontratë halli, për heqjen e non gratës dhe nuk e heqin dot me lobim sepse ajo duhet të hiqet nga një gjykatë’, tha ai.

Edhe gazetari Poli Hoxha, ngriti dyshime lidhur me patriotët që PD tha se kontrata është paguar nga ‘patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan’  Sipas tij, ata duhet që të bëhen publik.

‘Berisha edhe sot kur u pyet nuk e mohoi se bëhet fjalë për non gratën e vet. Një gjë kam informacion që media të mëdha në Amerikë u ka rënë në sy kjo dhe kanë nisur një seri shkrimesh investigative për La Civita. Këta patriotët pse fshihen pse nuk dalin këta, nëse është çështje patriotike, nxirrini patriotët. Berisha ishte në siklet, që ka gjëra që nuk shkojnë aty ka’, tha ai.  

Për ekspertin e çështjeve të krimit, Fatjon Softa duhet që të bëhet e qartë se nga janë marr këto 6 milionë dollarë.

‘Duhet që të dihet se nga janë marr fondet. Ajo që më shqetëson është fakti kjo kontratë me këtë kosto a ka element për tu hetuar dhe kjo i takon drejtësisë’, tha ai.

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha se deri më tani nuk kemi të bëjmë me një vepër penale. Ai tha se duhet që të shihet formulari i deklarimit të shpenzimeve të PD kur ta dërgoi në KQZ.

‘Nuk ka asnjë vepër penale, por duhet që të dimë a ka lidhje me zgjedhjet ose jo. në lidhje me veprën penale kodi zgjedhur ka parashikuar se partitë do të deklarojnë të gjitha shpenzimet që kanë bërë gjatë fushatës dhe ato jashtë vendit, nëse ky formularë nuk përputhet me kontratën atëherë nis edhe vepra penale. Deri më tani në këtë moment nuk kemi vepër penale, kalon kur formulari i parisë nuk përputhet me kontratën’, tha ai.

Gazetari Reldar Deda tha se drejtësia amerikane do të veprojë në rast se zbulohen shkelje ligjore në kontratën e lobimit të PD.

‘Edhe drejtësia amerikane do të hetojë edhe këtë kontratë nëse ka shkelje. Nëse non grata rezulton se është lobim nuk ka asnjë shance që të rrëzohet pa lobim, jo me çështje ligjore. Nëse ka shkelje pastrim parash të jeni të sigurt që drejtësia amerikane do ta kap dhe nuk ka shance që të shpëtojë. Po për të mbrotjur demokracinë kërkohet një lobim i madh', tha ai. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?