Politikë

Indrit Sefa: Kontrata e lobimit të PD më shumë se 6 mln, shkel kodin zgjedhor! Muça: Berisha do të heq non gratën me lobim! Çaça: Kush e ka bërë pagesën prej 750 mijë dollarë?

29 Prill, 22:00| Përditesimi: 29 Prill, 23:03

  • Share

Kontrata e lobimit të PD në SHBA është diskutuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Repolitix’, në Report Tv. I ftuar në studio, avokati Indrit Sefa, tha se kontrata është lidhur mes PD-së dhe një kompanie lobuese amerikane dhe se është më shumë se 6 milionë dollarë. 

Duke iu referuar kontratës, ai theksoi se aty thuhet se klienti i vetëm i kontratës është Partia Demokratike dhe jo një fondacion, siç është pretenduar nga PD.

‘Thuhet se kjo kontratë shërben për një parti politike sepse ka disa lloje lobimi. Palë në kontratë është PD. Pra është mes kompanisë lobuese dhe PD. Nëse do ishte fondacioni i Nuredin Secit, maga duhet të ishte pikë tjetër deklarimi. Këtu është përcaktuar qartë parti politike e huaj. Edhe në kontratë nuk thuhet shoqata Maga, kjo është një përgjigje e PD që është marr si e mirëqënë.

Në kontratë shoh PD subjektin zgjedhor aleanca për Shqipërinë Madhështore. Unë i kam bërë analizë kontratës dhe vërtetohet që faturat që do pres kompania për të realizuar punën e marr përsipër do të jetë PD dhe thuhet se klientë cilësohet PD dhe klienti nëpërmjet garantorve duhet ti paguajë firmës çdo muaj pagesën 250 mijë dollarë në muaj. Fatura është më shumë se 6 milionë dollarë sepse do të përfshihen edhe tarifat e rrugës të hotelit të biletës së avionit, taksit dhe drekat për stafin e kompanisë lobuese', tha ai.

Sipas tij, si garantues për pagesën rezulton Nikola Seçi, ndërsa theksoi se SPAK duhet që ta hetojë, ndërsa theksoi se shkel edhe kodin zgjedhor.

'Ka dy mënyra për pagesën ose PD ose garantuesi, nuk ka as shoqatë por garantuesi është Nikola Seçi, sipas kësaj kontrate. Noka ka firmosur si sekretar i përgjithshëm i PD dhe aleanca për Shqipërinë madhështore dhe zgjedhjet mbarojnë kurse kontrata është për dy vite. Kemi të bëjmë me shkelje këtu, PD para se të lidhte kontratë me La Civita ka pasur mbi 2 milionë euro në llogari bankare dhe ka pasur lekë që ta paguajë këtë 750 mijë dollarët e parë, nëse paguan PD dhe e deklaron në KQZ është e ligjshme, por ne se dimë. Kjo shumë nga kush është paguar, është detyra e SPAK për ta gjetur se nga ardhur burimi i financimit. SPAK duhet që ta hetojë këtë, shkel kodin zgjedhor', tha ai. 

Avokati Përparim Çaça tha se ka dyshime rreth burimit të pagesës prej 750 mijë dollarësh. Çaça theksoi se kontrata mund të jetë në përputhje me ligjet amerikane, por duhet të verifikohet nëse ajo është në përputhje me ligjin shqiptar.

Ai shtoi se, pas depozitimit të kontratës në KQZ, do të mund të verifikohet nëse ka shkelje ligjore.

‘Klienti është PD dhe sot nuk kemi një dokument të deklaruar në KQZ. PD mund të jetë përfituese por është klienti, pra porositësi, ajo që është pikë e dyshimtë, kush e ka bërë pagesën prej 750 mijë dollarësh. Këtu duket sikur financuesi është Nuredin Seci dhe është PD. Ai është në rolin e garantorit nëse kjo parti nuk paguan, ai është garantori dhe ka fondet e duhura për të paguar. Mund të jetë në përputhje me ligjet në SHBA por duhet të shohim a jemi në përputhje me ligjin shqiptar. Kur kontrata të depozitohet në KQZ do të shohim nëse jemi ose jo në shkelje', tha ai. 

Gazetari Flogert Muça tha se Berisha po kërkon që të heq non gratën dhe lobimin. 

‘Për këtë akt që ka bërë Berisha për heqjen e non gratës me lobim, ai e trajton SHBA si të bleshme, nëse ai beson tek beteja politike, të vijojë dhe ta heq me betejë politike. Po e trajton SHBA si një vend që shitet. Nëse beson tek Trump mos hidh para bëjë politikë, bindi ata', tha ai.

Ora 22:30
Kontrata e lobimit të PD, ironizon Galdini: Prisja që Trump t’i jepte para PD, jo ti merrte, më 12 maj Berisha do shkojë të takojë presidentin amerikan me Mulin

 

Kryetari i Lëvizjes për Rilindjen e Evropës (LRE), Arjan Galdini, komentoi kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA mbrëmjen e sotme në emision Repolitix.

Duke ironizuar ai tha se me fitoren e Trump priste që ky i fundit ti jepte para PD dhe jo ti merrte. Galdini gjithashtu theksoi që një lider që planifikon të fitojë zgjedhjet nuk do të bënte një kontratë lobimi 2 vjeçare.

‘Unë prisja që Trump të vinte si falkua nga Uashingtoni dhe të shpëtonte PD dhe ti sillte para jo ti merrte. Demokratët duhet ta mendojnë mirë se PD do të humbas dhe do ti duhet që të ngrenë një lobim të tërë në Uashington për të mbrojtur nahien e vet, duke qenë forca opozitare. Sali Berisha ka thënë në 11 maj fiton PD dhe në datë 12 do shkojë të takojë Trump dhe do të ulen bashkë dhe me Mulin. Një njeri që ka planifikuar që të fitojë nuk mund të bëjë kontratë 2 vjeçare', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?