Mbi 12 mijë punonjës të Policisë së Shtetit u bënë me një kontratë të re kolektive pune, e cila hyri në fuqi pak ditë më parë, firmosur mes kryepolicit Gledis Nano dhe kreu të Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta. Të gjitha ligjet dhe vendimet e qeverisë, të cilat ishte e pamundur të implementoheshin deri tani përmes kontratës së vjetër, u hapet rruga zyrtare për në kontratën e re.
Fishta thotë për Report Tv se një ndër më kryesorët është VKM 68 e vitit 2018, i cili u garanton policëve marrjen e shpërblimit për një vakt ushqimi brenda një orari pune.
‘Një lloj shtese që u jepet punonjësve të policisë, një vakt ushqim që u takon punonjësve, qoftë civil qoftë edhe me uniformë për shkak të shpenzimeve që kryejnë ata për tetë orë punë për t’u ushqyer. Deri tani nuk është zbatuar sepse vetë Ministria e Financave shprehet se vetëm në rastet kur është i parashikuar në kontratë ky vendim është i zbatueshëm. Shteti edhe nëse e jep në muajin e parë dhe të dytë e të tretë nuk e jep, ta quajmë sikur nuk ka mundësi dhe fonde, ky borxh është i regjistruar si borxh që ua ka çdo punonjësi”, deklaron Fishta.
Firmosja e kësaj kontratës, avancon edhe marrëdhëniet mes Policisë dhe Sindikatës, të cilat kanë qenë thuajse të ngrira deri para pak muajsh.
‘Marrëdhëniet kanë qenë të fokusuara vetëm tek problematikat dhe jo në zgjidhjen e tyre. Kjo kontratë ka detyrimin që të dy palët të ulen dhe të diskutojnë mundësitë reale që ka Policia e Shtetit për të zbatuar, implementuar dhe për t’u dhënë punonjësve të policisë atë që u takon”, përfundon kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta.
Me ndryshimin nga e para të pikave të marrëveshjes, përfitimet dhe të drejtat e uniformave blu bëhen të detyrueshme të zbatohen për Policinë e Shtetit edhe institucioneve të tjera. Në mesin e tyre është edhe marrja deri në 150% e pagës për të gjithë policët që punojnë larg vendbanimit, në varësi të kilometrave.
Po cne nuk erdhi Rama ta ndante vete nje pjate fasule??? Ose makar Veliaj??
PërgjigjuBejne premtime boshe si gjithmonë kur ja ndjen bytha rrezikun. Pastaj kur kalojnë lumin te dhjefsha kalin(policine) mundësisht arrestoni ndonjë vagabond qe mori 500 lek bakshish per te freskuar fytin me nje dhalle.
PërgjigjuZgjidhja me e mire eshte qe ne rroge te shtohen vlera e nje vakti ushqimi, dhe te jete e pataksueshme. Ose si vendet tjera te europes te jepen çeqe qe pranohen nga dyqanet ushqimore.
PërgjigjuCar vlere shtojne keta,kesaj qeverie i punon mendja 24/24 vetem si te vjedhin dhe zhvasin shqiptaret me keq se me qene pushtues.psh .i paguajne policit 30 mij lek te vjetra ne muaj largesi tirane-lezhe,dhe nga keto mbajne 20 % dmth te japin 24 ne dore (sipas ketyre i bie ti thuash autobuzit na 800 lek dhe 200 lek ik se ti jep shteti),po car pret nga keta vetem mashtroj e vjedhin dhe token e varreve.
Policia ka një hall të madh sepse nuk ka kryetar sindikate të zgjedhur nëpërmjet një procesi të rregullt e të ligjshëm. Ju zoti Fishta jeni i caktuar nga pushteti kështu që nuk mund të përfaqësoni të drejtat legjitime të punonjësve. VKM që përmendni nuk është zbatuar dhe nuk zbatohet sepse dalja e tij nuk është shoqëruar me buxhetin përkatës dhe fjala kontratë nuk përmendet fare. Qenia e juaj në krye të sindikatës nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar direktivën e Ramiz Alisë që policinë e duam pa sindikatë! Qenia juaj në krye të sindikatës së policisë është një provë se Shqipëria vijon të sundohet nga sigurimi i shtetit! Këtu do të jemi, policët nuk kanë për të marrë vaktin që i takon që nga hyrja në fuqi e aktit normativ, pavarësisht se ju thoni që do t'a marrin këtej e tutje!
PërgjigjuPo ke 15 vjet kryetar sindikate zotrote dhe ka qysh ne 2014 qe nuk jane rritur rrogat e policeve pse nuk e ke kerkuar asnjehere rritje rroge. Ka dy tre vite qe ka ndryshuar ligji policise shtetit per gradat e rolit baze qe i keni hequr qysh ne 2014 dhe akoma nuk jane implementuar gradat e reja as per kete nuk e keni ngritur zerin.
PërgjigjuPo me mire rrisni rrogat, se keto mensat prape me tender jepen e ka rrezik te mos hajne fare aty nva cilesia e keqe
Përgjigju2 byreek e 1 dhall SA cmerrte ushtria per 1 vakt
Përgjigju