Autoritetet greke zbuluan se autori i vrasjes së 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi më 18 gusht në Athinë është një vrasës me pagesë.
27-vjeçar grek, i cili rezulton të jetë dhe përdorues droge, sipas mediave vendase, i tha policisë se u pagua 15 mijë euro për vrasjen e shqiptarit. Porositësi ende nuk dihet, pasi i arrestuari pretendoi se nuk e njeh pasi urdhri iu përcoll përmes kontakteve nga burgu.
Artur Bashimi ishte me precedentë penalë në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në shkurt 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik dhe sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme. I ndjeri, ishte vëllai i Marsel Bashimit me një dosje "të rëndë" i arrestuar me Bledar Jambellin në Greqi, i njëjti që në Shqipëri akuzohet si porositës i vrasjes së Komisar Artan Cukut.
Krimi ndodhi në orën 21:25 të mbrëmjes së 18 gushtit në kryqëzimin e rrugëve Michael Voda dhe Rodou në Athinë. Autori i krimit, me motoçikletë, iu afrua Bashimit dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje u sekuestrua një fishek dhe një gëzhojë arme zjarri.
Komente

Politika shqiptare eshte e bazuar qe Shqiptari ben jete qëni , qe nga lufta pare boterore e deri sot gjithmone “sakrifice” per ritualet e shpifura moderne kané qene shqiptaret , kjo vetem sa per ta penguar zhvillimin teknologjik industrial ekonomik dhe shoqeror. Edhe sot Shqipëria nje vend I pazhvilluar cdo vit bie Numri i intelekutalëve
Përgjigju