Vendimi i Pep Guardiola për të rinovuar kontratën me Manchester City është arsyeja kryesore që solli divorcin me gruan e tij, Cristina Serra.
Kontrata e mëparshme e 53-vjeçarit me Cityn do të skadonte në fund të sezonit, por ai ra dakord për një zgjatje 2-vjeçare në nëntor të vitit 2024. Guardiola tha se nuk mund të largohej nga klubi pasi pësoi katër humbje radhazi për herë të parë në karrierën e tij si trajner.
Gazetaret spanjolle të showbizit, Lorena Vazquez dhe Laura Fa e kanë lidhur zgjatjen e kontratës së tij në Premier League me ndarjen e çiftit. Ato ofruan një pasqyrë të brendshme rreth divorcit të papritshëm të çiftit.
Thuhet se Cristina Serra i habiti të afërmit e çiftit kur nuk u kthye në Manchester siç pritej në shtator pas pushimeve verore. Braziliania 52-vjeçare u kthye në Barcelonë në vitin 2019 për t’u fokusuar në interesat e saj të biznesit në butikun e saj të familjes Serra-Claret.
“Gruaja e trajnerit katalanas thuhet se e fajësoi atë për përpjekje të tepërt në projektin e tij profesional dhe ndjeu nevojën për t’u larguar nga Manchesteri”, tha Vazquez.
“Gjatë festës së Krishtlindjes, të dy qëndruan në Barcelonë dhe madje u panë duke shijuar kohën së bashku, por vendimi i Guardiolës për të rinovuar kontratën e tij me Manchester Cityn bëri që Cristina të thoshte mjaft”, shtoi Vazquez.
“Sipas raportimeve, familja kishte vendosur që kohës së tyre në Angli po i vinte fundi dhe se jeta e tyre e re ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe. Konfirmimi se Pep do të qëndronte te ‘Qytetarët’ deri në vitin 2027 përfundoi duke thyer atë që tashmë ishte plasaritur.”, përfundoi Vazquez.