Foto ilustruese

Kontratat e koncesioneve do të auditohen nga KLSH brenda 2025, parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimet publike

9 Tetor 2023, 07:45| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 07:47

  • Share

Kontratat e koncesioneve dhe prokurimeve publike brenda vitit 2025 pritet të auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) Qeveria parashikon që auditimi i kontratave të koncesioneve dhe prokurimeve publike të kryhet sipas udhëzuesit për auditimin që pritet të miratohet nga Kontrolli I Lartë i Shtetit brenda vitit 2025.

Angazhimi i qeverisë për kontrollin e kontratave me koncesion dhe tenderëve paraqitet në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës-Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që përfshin masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Për parandalimin e korrupsionit në sektorin më të cenueshëm siç janë prokurimet, brenda vitit 2024 parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimin publik për të garantuar një llogaridhënie më të madhe, gjurmueshmëri të zbatimit të kontratës së dhënë dhe përfshirjen e zyrtarëve publikë në abuzime të mundshme.

Prioritet mbetet edhe kryerja e vlerësimit të rrezikut në sektorët vulnerabël dhe miratimi i një plani brenda 2025 për adresimin e rrezikut të integritetit dhe korrupsionit në sektorët e cenueshëm ndaj korrupsionit (prona, shëndetësia arsimi, prokurimet publike dhe PPP-të, taksat dhe doganat).

Sakaq disa kontrata koncesionesh të parashikuara të përfundonin këtë vit janë shtyrë nga qeveria.

Kontrata e koncesionit të pullave fiskale që përfundonte me 6 Shkurt 2023 u shty edhe për 2 vite të tjera. Kontrata përfundon më dhjetor 2024. Ndërsa tarifa e re për operatorët e prodhimit dhe importit të mallrave të akcizës u ul 10%. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale për 10 vjet ishte 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguanin gati rreth 8 herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

Këshilli i Ministrave gjithashtu shtyu edhe me një vit koncesionin për markimin e karburanteve, i cili zyrtarisht duhet të kishte përfunduar në datën 1 gusht pavarësisht kundërshtimit që pati nga kompanitë e karburanteve për shkak të mungesës së eficiencës së këtij koncesioni deri tani dhe të mosdhënies së argumenteve pse duhet shtyrë. Kontrata përfundon më mars 2024.

Kontratat e koncesioneve në shëndetësi Check up dhe e Sterilizimit përfundojnë më 2024. Për të dyja këto kontrata nga SPAK kanë nisur hetimet për abuzimet. Hetimet për koncesionin e Check Up nisën më Maj 2022, ndërsa për sterilizimin më Gusht 2023.

Në vitet 2021-2022 SPAK nisën hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit. Në muajin Gusht 2023 nisën hetimet edhe për inceneratorin e Tiranës. Në total për të treja kontratat nga buxheti i shtetit janë paguar 110 milionë euro./Monitor

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?