Real Madrid dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili ka firmosur me 'Galaktikët' për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030.
Klubi spanjoll e njoftoi këtë duke zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të lindur në vitin 2005 përmes pagesës së klauzolës së lirimit prej 50 milionë paundësh (rreth 60 milionë euro). Pasi e bleu lojtarin nga Juve sezonin e kaluar për 15 milionë euro plus 3 mln bonuse, Bournemouth tani ka bërë një fitim të konsiderueshëm në një operacion që çon gjithashtu euro në arkën e Juventusit (10%) dhe atë të Malagas (5%), klubit ku djali u rrit sportivisht.
Në moshën 20-vjeçare, Dean Huijsen është tashmë një lojtar i kombëtares spanjolle dhe ka luajtur në Serie A të Italisë me Juventusin dhe Romën, si dhe në Premier League me Bournemouth.
Dean Huijsen është nominuar për çmimin 'Lojtari i Ri i Vitit' në Premier League për sezonin 2024-2025. Me idhull Sergio Ramos, djaloshi i lindur në Amsterdam më 14 prill 2005 e ka plotësuar tanimë ëndrrën për të qenë pjesë e Real Madrid, teksa ka dalë nga moshat e Malagas, para se Juventusi ta afronte te të rinjtë dhe t'i jepte besimin për të luajtur në ekipin e parë.
Karriera:
Ekipet e të rinjve të Malaga CF (2015-2021)
Ekipet e të rinjve të Juventusit (2021-2023)
- Juventus (2023-2024)
- AS Roma (2024)
- Bournemouth (2024-2025)
- Real Madrid (2025-)
Komente
