Kontratë për të punuar në Shqipëri ose tarifë 3000 euro viti, studentët e mjekësisë për Report Tv: Po kushtet mizerabël? Paguajmë gjithçka vetë

12 Prill 2023, 13:29| Përditesimi: 12 Prill 2023, 13:36

  • Share

 

Planin e Qeverisë që të miratojë një projekt që do të detyronte studentët e mjekësisë të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, ndryshe do të paguanin shkollimin me kosto reale disa mijëra euro, studentët e mjekësisë ende nuk e kanë të qartë. Ata mohojnë të jenë në dijeni të këtij plani.

Studentja Adela Duro në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv Enxhi Musaj thotë se ky plan nuk ka logjikë nëse do të merrje parasysh kushtet e studimit por edhe të punës.

“Mendoj se nëse do të ketë tarifa më të larta studimi të paktën të na plotësojnë kushtet minimale që nuk janë aktualisht në auditoret tona. Edhe praktikat lënë shumë për të dëshiruar në momentin që na mbyllet ajo dera në fytyrë nga pensionistët.

Në auditorë ka kushte mizerabël. Nuk më duket logjike që të rritet tarifa, ose do më vendoset mua kushtet  ndërkohë që qiranë e paguaj vete, librat i paguaj vetë, studimet i paguaj vetë dhe ku qëndron pastaj investimi që bëhet në këtë pjesë.

Kontrata ka disa kushte si mos tërheqja e diplomës. Kjo s’ka logjikë kur merr parasysh edhe faktin që kushtet dhe rroga në spitale janë skandaloze. Unë dua t’ju ftoj të hyni në pavione dhe të shikoni se sa kushte të rënda ka dhe sa mungesa ka aty. Të shikojmë se çfarë kushtet punojnë ata profesionistë që për mua janë heronj dhe pastaj të bëjmë balancën nëse është mirë të punojmë këtu apo jashtë”, thotë ajo.

Ndërsa një studente tjetër thotë se do shikonte interesin e saj kur t’i propozohej një marrëveshje e tillë.

“Nuk e di, nuk e kam dëgjuar. Do të shikoja se çfarë do të më jepte Qeveria. Do shikoja përfitimet e mia. Unë nuk e kam dëgjuar ende këtë çështjen e kësaj kontrate. Jam ende në vit të dytë”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Mbi 3000 euro viti për studimet ose 3 vite punë në Shqipëri! Plani i Qeverisë për të ndalur ikjen e mjekëve të rinj nga vendi! U 'mbahet' diploma


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?