Arijon Ibrahimovic në zyrat e Bayern Munich

Sport

Kontratë si profesionist me Bayern Munich, sulmuesi shqiptar pjesë e gjigantëve të Bundesligës

20 Dhjetor 2022, 16:31| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 16:35

  • Share

Arijon Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë profesionale me Bayern Munich. Sulmuesi 17-vjeçar prej 2018 ka qenë pjesë e moshave të Bayern Munich, teksa forma e mirë me ekipin U-19 ka bërë që Nagelsmann ta konsiderojë si një prurje të re për ekipin e parë. Shqiptari i Kosovës bën hapin e madh në karrierë teksa Bild është ai që konfirmon lajmin. Ibrahimovic mund të luajë në sulm por edhe pas sulmuesve, duke bërë disa pozicione në fushë. Djaloshi i lindur në Nurnberg është pjesë e kombëtareve të moshave gjermane.

“Arijon Ibrahimovic nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. I shoqëruar nga familja dhe agjenti i tij, ai mbërriti në Sabener Strasse për të nënshkruar. Ibrahimovic tani do të bëhet anëtar aktiv i ekipit të parë dhe do të stërvitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann”, shkruan Bild.

Arijon Ibrahimovic

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?