Policia vijon operacionin në zonën e Niklës në Krujë, ndërsa aktualisht sipas burimeve të REPORT TV po kontrollohet banesa e Durim dhe Valter Bamit. Durim Bami është një person i njohur për drejtësinë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.
Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.
Hetimi, që u udhëhoq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e Tom Doshit dhe, për pasojë, prokuroria ngriti akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar.
Gjykata e Tiranës në datë 5 korrik vendosi të shpallë të pafajshëm deputetin e PSD në Shkodër Tom Doshi, të dënojë me 8 muaj burg ish-deputetin Frroku, një vit burg Durim Bamin, por asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë në burg, pasi dënimi është konvertuar në shërbim prove.
Lajmi kryesor: