Kronikë

Kontroll me dronë nga jugu në veri për kanabis, zbulohen dy raste në Tropojë dhe Mallakastër (PAMJET)

6 Qershor 2020, 09:33| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 09:39

  • Share

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit me dronë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në Kukës, Has dhe Tropojë dy dronë dhe mbi 60 punonjës policie vijojnë kontrollin nga ku në zonën e fshatit Papaj, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis në tentativë për t'i kultivuar.

Në lidhje me këtë rast  policia thotë se u ushtrua kontroll në banesën e E.D. dhe S.D. si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t'i kultivuar. Dy persona u shpallën në kërkim.

Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj B.H. dhe Inspektori i Pyjeve F.M. për moskallëzim dhe shpërdorim detyre.

Po ashtu në Mallakastër gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike kanabis.

Policia thotë se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?