Në kuadër të operacionit antidrogë 'Koordinata', gjatë natës në Fier janë zhvilluar kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, ku janë kapur dhe arrestuar dy shtetas për kultivim të bimëve narkotike.
Në fshatin Rreth Libofshë, në dy parcela toke pronë publike, u asgjësuan 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, ku u kapën shtetasit Adrian Shkrela, 50 vjeç, banues në Tiranë, dhe Jorgos Bena, 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë. Të dy u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë thekson:
“Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, ‘Koordinata’.”
“Asgjësohen 284 bimë narkotike.”
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”Kontrollet vijojnë dhe forcat e rendit po përforcojnë masat për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Komente
