Kontrolle me dron për drogën, në pranga dy persona në Maliq! Mes tyre edhe kryeplaku i fshatit

25 Korrik 2020, 10:01| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 10:02

  • Share

Një 29-vjeçar me inicialet F. K në Maliq është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Nga kontrollet me dron dhe në terren të policisë, ka rezultuar se 29-vjeçari  banues në fshatin Gopesh, është autori i mbjelles së një sipërfaqje të hapur enkas me fidanë kanabis të kultivuar.

Si rrjedhojë 29-vjeçari është kapur në flagrancë, ndërkohë që për këtë ngjarje është arrestuar edhe H. K., 49 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Gopesh i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ky shtetas kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe të njoftonte organet e policisë, në rast se do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Operacioni për këtë rast kishte dy muaj që kishte nisur.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cnffnfjcj: 25/07/2020 10:59

    Akoma sua paskan cuar dosjen?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?