Foto nga operacioni i policisë

Duhet të ishte në 'arrest shtëpie',  kapet 37-vjeçari në Tiranë! tenton të korruptojë policinë pasi kishte thyer masën e sigurisë

4 Nëntor 2022, 14:39| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 14:54

  • Share

TIRANË- Një 37-vjeçar me iniciale E.M., është vënë në poranagt e policisë pasi kishte thyer masën arrest shtëpie. Pasi u pikas nga policia e Tiranës, i riu ka tentuar të korruptojë policinë duke i ofruar një shumë parash. 37-vjeçari ishte në arrest shtëpie për korrupsion.

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe ka vënë në pranga edhe 14 persona të tjerë 8 prej tyre në gjendje të dehur.

Më konkretisht, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 14 persona, nga këta: 8 prej të cilëve, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, 3 u kapën në motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.  2 prej tyre pasi duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, kanë humbur kontrollin dhe për pasojë mjetet kanë dalë nga rruga.

Ndërsa 1 drejtues është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?