Zaptuan plazhin publik të Darzezës, 3 nën hetim, sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë! Gjendet edhe një gomone, u dërgua për verifikim

4 Gusht 2022, 09:38| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 09:49

  • Share

FIER-  169 çadra dhe 33 shezlongë janë sekuestruar si rezultat i kontrolleve të kryera në plazhet e Darzezës dhe Divjakës pasi kishin zaptuar hapësirat publike.

Po ashtu, janë vendosur nën hetim  3 administratorët e 3 subjekteve, të cilët kishin zënë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë pa pasur lejet përkatëse. U vendosën nën hetim 45-vjeçari me iniciale Sh.G., 30-vjeçari me iniciale E.G.,  të dy nga Fieri dhe një 29-vjeçar  me iniciale M.K., nga Divjaka.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të vijës bregdetare, në plazhin e Darëzezës, në breg të detit u gjet një mjet uji tip gomone, i cili u dërgua në Stacionin e Policisë Kufitare Hoxharë, për verifikimin e dokumentacionit dhe identifikimin e pronarit. Nga kontrolli i mjetit lundrues, nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 04/08/2022 11:06

    Këta shumë mirë bëjnë që heqin çadrat pa leje. Por duhet t'a nisin nga jugu, ku edhe hapësira është më e kufizuar. Në Darëzezë e në Divjakë ka plazh për gjysmën e Shqipërisë. Merreni nga Rradhima e Orikumi e deri në Ksamil. Duhet gjithashtu të ndryshojë ligji. Duhet të bëhet të paktën 50% me 50% hapësira publik privat..

    Përgjigju
  • Arbërori: 04/08/2022 09:50

    Sezoni më i mirë turistisk i Edvin shkjaut shqipfolës duket kështu! Qfar mjerimi për Shqipërin e dashur, pse e mbajm këtë njeri që shkatrroi kulturën , historin dhe Shqipërin vetëm për një qëllim qëllim makabër, për ta futur Shqipërin në kthetrat serboruse dhe greke…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?