Kronikë

Kontrolle në Shkodër, kontaktohen 926 të ardhur nga Italia! Bllokohet një biznes, gjobiten 3 të tjera, mes tyre një farmaci

15 Mars 2020, 17:31| Përditesimi: 15 Mars 2020, 17:36

  • Share

Vijojnë kontrollet në Shkodër për respektimin e masave të dhëna nga qeveria, ku janë kontaktuar 926 shtetas të ardhur nga Italia, bllokohet një biznes, gjobiten 3 të tjera, mes tyre një farmaci.

926 shtetas që kanë ardhur nga Italianë janë kontaktuar deri në orën 17:00 të ditës së sotme nga Policia e Shkodrës, për t’i ndërgjegjësuar dhe informuar se duhet të vetëkarntaninohet. Konkretisht këto shtetas kanë hyrë nga data 27 shkurt e në vijim, ku:

-Komisariati i Policisë Shkodër ka kontaktuar gjithsej 490 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia.

-Komisariati i Policisë Pukë ka kontaktuar gjithsej 30 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia.

-Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka kontaktuar gjithsej 187 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia.

-Komisariati i Policisë Vau Dejes ka kontaktuar gjithsej 219 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia.        

Policia ka vijuar hetime së bashku me Tatimet në lidhje me abuzimet e çmimet, nga 5 kontrolle të kryera në terren janë konstatuar me shkeljet e mëposhtme:

1 - Bllokim Subjekti, ushtronte aktivitet fruta-perime, pa licence.

2 - Dy subjekte të penalizuara për mungese fature tatimore blerje.

3 - Subjekt ma aktivitet farmaci i penalizuar për element kuponi.

Zbatimin e urdhrit të qeverisë e ka respektuar të gjitha kafenetë, lokalet dhe restorantet që rezultuan të mbyllura si dhe në supermaketet dhe furrat bukës ku u bënë kontrollet respektoheshin masat e sigurisë dhe distanca e personelit si dhe ishin të pajisura me maska e doreza.

Një konstatim i grupeve të kontrollit është prania e koshave të plehrave të tejmbushura, ku kërkohet një angazhim i shtuar nga  strukturat e bashkive për pastrimin e tyre dhe dezinfektimin e ambientit përreth tyre.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?