Kontrolle nëpër makina të shtrenjta e lokale, për armë, drogë e persona në kërkim! Disa të shoqëruar! Policia aksion 'blic' në Burrel

9 Tetor 2022, 20:27| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 21:26

  • Share

Për të tretën ditë aksion ‘blic’ , kësaj radhe në Burrel e Bulqizë. Forcat Operacionale dhe forca e Posaçme "Shqiponja" të Dibrës kanë kryer kontrolle me qëllim kërkimin e personave që lëvizin më armë zjarri, lëndë narkotike apo dhe të atyre të cilët janë të shpallur në kërkim. Deri më tani raportohet se ka disa persona të shoqëruar në Polici.

Kontrollet janë përqendruar në disa akse rrugore, në disa mjete për persona që lëvizin me armë, kanë ose shpërndajnë lënë narkotike. Nën ‘shënjestër’  kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes, për dy ditë me radhë janë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të krimit.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot fare: 09/10/2022 22:27

    S’kane ca bejne bezdisin njerzit kot neper lokale. Asnje vrasje e z’bardhur. S’kane ca i bejne Gomarit,i bien samarit… ik se lat nam turp pataksni njerzit kot..

    Përgjigju
  • Adi: 09/10/2022 21:49

    P

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?