Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë

Politikë

Kontrolle te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë/ Burime për Report TV: Nuk kanë lidhje me Veliajn, kanë qenë 1 kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut

14 Prill, 21:43| Përditesimi: 14 Prill, 23:19

  • Share

Agjentë të BKH-së kanë kryer kontrolle pasdite vonë në rezidencën "Kodra e Diellit" në Tiranë.

Burimet thonë se kontrollet janë kryer në të njëjtën godinë brenda rezidencës ku ndodhet edhe apartamenti i Veliajt, por të njëjtat burime konfidenciale sqarojnë se agjentët kanë qenë në një banesë një kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut.

Të kontaktuar nga Report TV, avokatët e Erion Veliajt deklarojnë se kontrollet e BKH-së nuk kanë lidhje me Veliajn, pasi nëse do të ishin për të, do të ishin edhe ata të pranishëm gjatë kontrolleve.

Agjentët e BKH-së raportohet se kanë qëndruar përreth dy orë, ndërsa pritet që në vijim të mësohet se në banesën e kujt janë bërë kontrollet dhe me çfarë hetimi lidhen.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?