Kontrollet anti-kanabis 'trembin' kryepleqtë e Ishmit, japin dorëheqjen  

15 Qershor 2020, 20:49| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 20:51

  • Share

Burime për Report Tv bëjnë me dije se të gjithë kryepleqtë e Njësisë Administrative të Ishmit dhe dy inspektorë kanë dhënë dorëheqjen pasi janë shoqëruar apo proceduar për trafikim të lëndëve narkotike.

Njësia administrative Ishëm ka 9 kryepleq, 5 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa pjesa tjetër ka tentuar sot të jap dorëheqjen, por për shkak të mbylljes së Bashkisë Durrësi si pasojë e covid-19, nuk e kanë dorëzuar ende.

Të gjithë janë të vendosur të japin dorëheqjen, ku disa prej tyre janë shoqëruar apo proceduar gjatë aksioneve të ndryshme të policisë për të zbuluar rastet e trafikimit të lëndëve narkotike në këtë zonë.

Komento

Komente

  • Kafsha: 15/06/2020 21:19

    Kryeleshërit thuaj shek 21 akoma me kryelesher si në mesjete turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?