Kontrollet blic në burgje për futjen e sendeve të paligjshme, siguria dhe takimet speciale të të burgosurve me modelet, kanë qenë në foksur të emisionit ‘Frontline’, mbrëmjen e sotme në Report Tv.
E ftuar në emision, gazetarja Aida Topalli, deklaroi se janë paguar shumë të mëdha për të futur telefona në burgje. Sipas saj, shuma ka shkuar deri në 5 mijë euro.
‘Di që ka tarifa deri në 5 mijë euro që paguajnë për të marr një telefon në burg. Unë kam hyr në disa burgje brenda, por në burgun e Reçit që ka një numë të lartë dënuarish dhe atë të Fierit dhe Peqinit ka kushte normale që një i burgosuri të jetojë ashtu si i takon një të burgosuri. Se duan disa të burgosur që duan që të jetojnë në luks është tjetër gjë. Unë di që në burgun e Reçit një personazh i shoëbiz takoi të një të paraburgosur të botës së krimit dhe ka ndodhur në korridoret e dhomave të takimit sipas Drejtorisë së Burgjeve’, tha ajo.
Për avokatin Idajet Beqiri, çdo gjë që hyn në burg kalon me dijeninë e punonjësve Sipas tij, futja e këtyre sendeve të paligjshme mund të vij për shkak të se është korruptuar personeli i burgut.
‘Është vepër penale të futësh sende të paligjshme në burgje. Po deshi personeli mund të futen. Nga pikëpamja e sigurisë siguria është e lartë, por nga pikëpamja e personelit është e ulët, në aspektin që nëse nuk do kontrollori nuk futet gjë në burg. Kamera sigurie ka, aparate ka. Ne jemi avokatë dhe bëjmë kontroll, por në burgjet në vend njerëzit korruptohen shpejt. Por lidhur me takimet, rregullorja thotë ke të drejtë që të bësh 4 takime dhe ke të drejtë që ti bësh me familjarët me të afërm dhe me miq’, tha ai.
Për avokatin Përparim Çaça, problem sot në burgjet në Shqipëri nuk janë vetëm futja e celularëve por edhe e lëndëve narkotike.
‘Në burgje s’ka vetëm celular por edhe drogë. Ata të burgosur janë të privuar nga liria dhe flas këtu për ata që kanë mundësi ekonomike mund të marrin këto pra celularë dhe sende të tjera. Mos të harrojmë se kemi pasur një vrasje në burgje. Nuk është se janë vetëm celularët problemi por edhe komunikimi që ata bëjnë dhe informacionet që mund të marrin nga jashtë’, tha ai.
Ndërsa, gazetari Zylyftar Bregu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e kushteve bazë në burgjet në vend, duke e cilësuar si detyrim të shtetit ofrimin e një jetese dinjitoze për të dënuarit.
‘Një shtet kur arreston dikë ka detyrim që jo vetëm ta izolojë por ti krijojë edhe një jetë dinjitoze dhe këto nuk sigurohen nga shteti. Një i dënuar kur futet brenda gjen policin dhe një krevat dhe ai duhet të marr me vete dyshek, çarçaf, duhet të marr frigorifer, televizor dhe ilaçet. Dhe kur shteti nuk i siguron këto, atëherë shteti duhet që të bëjë marrëveshje dhe ajo na çon në paligjshmëri. Nëse ai si siguron një ushqim minimal bëhet kjo që ushqimi futet nga jashtë në masën 100%. Futen sende të ndaluara tek ushqimet. Mund të bëhet burim helimimi për të dënuarit futja e ushqimit. Në burgje është zier raki sepse fusin fruta më shumë se sa duhet dhe kanë bërë kazan dhe kanë pirë raki. Ka të burgosur që investojnë për qelitë e tyre’, tha ai.
Komente
