GJKKO

Kronikë

Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

31 Korrik, 12:44| Përditesimi: 31 Korrik, 14:07

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.

Trupi gjykues monokratik, i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, vendosi të mos pranojë ankimimin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Shkallës së Parë të GJKKO-së.

Sipas Apelit, vendimi i sotëm u mor në përputhje me legjislacionin dhe palët kanë të drejtën të paraqesin rekurs në Gjykatën e Lartë.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 183, datë 25.07.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek i njëjti trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 51, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar - disponuar mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., ndaj vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Mospranimin e ankimit të ankuesve A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Ky vendim t’u njoftohet ankuesve dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit;

3. Tiranë, më 31.07.2025.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?