Aksioni i SPAK në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë ka sjellë debate të shumta duke vënë në diskutim nëse iranianët duhet të vijojnë të qëndrojnë në vendin tonë pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj tyre ndër to ‘provokimi i luftës’ dhe ‘ndërhyrja tek të dhënat kompjuterike’.
I ftuar në studion e ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, deputeti i PS, Denis Deliu tha se duhet të vendosen rregulla më strikte për t’i bërë ballë edhe organizimit të jashtëzakonshëm që muxhahedinët kanë krijuar në kampin e tyre në Manzë.
“Mendoj se i ka kapacitetet njerëzore dhe operacionale për të kryer edhe operacione më të vështira. Pamë një organizim që ata kanë, janë të jashtëzakonshëm në mënyrën e organizimit të tyre. Nga ajo që duhet të nxjerrim mësim, ne duhet të vendosim disa rregulla më strikte për mendimin tim. Sa i takon vendimit për t’i larguar, është vendim i vështirë. Shqipëria ka një marrëveshje që po zbatohet, i ka pritur, megjithëse një vend i vogël po mbajmë një peshë shumë të madhe. Nga krahu tjetër kjo ka edhe kosto”- tha Deliu.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi tha se shteti shqiptar nuk ka kapacitet të monitorojë agjentë të stërvitur.
“Shteti shqiptar nuk ka kapacitet të monitorojë 1 mijë agjentë të stërvitur. Ata të marrin shtetin. Nëse do kishim 2 apo 3 të rekrutuar brenda kampit, do të kishim informacion mbi situatën dhe për kundërshtimin që do i bëhej policisë në momentin që ndërhyri për të bërë kontrollet”-tha eksperti.
Ndërsa shtoi se një prej masave që duhet të ndërmerren për sigurinë e vendit nëse muxhahedinët do të vijojnë të jenë në kamp, duhet të jetë shkëputja e internetit dhe izolimi i tyre në aspektin digjital.
“Duhet të ketë mbrojtje të shtuar ndaj tyre, mundësisht t’u bllokohet interneti që edhe ne të jemi rehat”-shtoi ai.
Ndërsa eksperti tjetër i sigurisë, Fatjon Softa tha se duhet të ketë një klasifikim të qartë të asaj se çfarë përfaqëson grupimi i iranianëve që strehohen në kampin e Manzës. Ndërsa shtoi se të vetmit që janë dëmtuar më së shumti janë vetë qytetarët shqiptarë dhe tashmë këta të fundit janë të hapur ndaj çdo lloj rreziku sa i takon të dhënave të tyre që janë publikuar kudo.
“Ata që janë dëmtuar më së shumti janë qytetarët shqiptarë. Janë ekspozuar targat e makinave, numrat e telefonit, llogaritë bankare. Kush është dëmtimi më i madh që mund t’u bhet këtyre qytetarëve. A u kompensuan për këtë dëm, dhe sot më shumë se kurrë janë të ekspozuar edhe ndaj grupeve kriminale që i kanë në dorë të gjitha këto të dhëna”-tha Softa.
Ndërsa avokati Isuf Shehu tha se duhet të ketë ketë një kontroll më të madh në kampin e muxhahedinëve, duke marrë parasysh që brenda kampit ka edhe një strukturë që vepron për të ndëshkuar njerëzit, duke vënë në dyshim autoritetin e institucioneve shqiptare brenda vetë vendit tonë.
Komente idiotesh totalisht vete i morem me urdher te Amerikes.Erdhi Sekretari Shtetit Xhon Carry ne se ju kujtohet dhe na dha nga 250 qe ishin ne 3000 iraniane.Tashti secili "ekspert,analist,ideollog" ja fusin pordhes kot me kot,me genjeshtra e trillime qe i sajojne vete sic lexojme keta injorante ketu
PërgjigjuXhevairin me te madh kesaj radhe e tha A.Rexhepi,kur propozoi t'ju ndalohet interneti./Xhepke/, njerez me mendje si tenden kerkohen me qiri nga vende te tilla si Korea e Veriut,Kina,Irani,etj.
PërgjigjuVetem ne Shqiperi te ashtuquajturit eksperte flasin nga mendja dhe jo evidence. Njeri thote kane "nje mije agjente te stervitur" dhe ka frike se i "marrin shtetin" Rames. Ndersa tjetri, se duhet klasifikim se "cjane"!! Absurd ne kufijte e injorances absolute. Ka nje vendim te GJEDNJ per MEK dhe lexojeni per te kuptuar se si "klasifikohet". Ndersa per "agjentet" pyesni Kim dhe shefat e saj thu sqarojne me mire. Ndersa per te tjerat, ose genjejne sot kur thone se sulmet ndaj te dhenave personale u bene nga Mek ose genjyen dje bashke men"partneret" se i beri Irani. Ne fakt nuk ka rendesi. Pasiqe nuk pati as sulme as armiq. Thkesht nje krim per te mbuluar skandalin patronazhisti.
Përgjigju