Kontrollet në kampin MEK, ish-prokurori Eugen Beci në ‘Kontrast’: Shqipërisë i është shtuar një rrezik i madh sa i takon terrorizmit e sigurisë kombëtare

21 Qershor 2023, 14:24| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 15:10

  • Share

Pas kontrolleve të kryera një ditë më parë në kampin e MEK në Manzë të Durrësi, ish-prokurori Eugen Beci thotë se Shqipërisë i është shtuar një rrezik i madh sa i takon terrorizmit e sigurisë kombëtare.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Beci u shpreh se nga mënyra sesi reaguan muxhahedinët përkundrejt forcave të policisë, tregon se janë një potencial i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Shqipëri. Sipas tij tashmë Shqipërisë i kanosen dy rreziqe, ai i sulmeve nga një shtet armiqësor, që po strehon armiqtë e tij si dhe nga vetë brenda kampit të iranianëve.

‘Ekspertët e sigurisë kombëtare duhet të ecin me idenë e termit të evolucionit që ka termi terrorizëm. Nuk është një deficion i përcaktuar saktësisht. Kjo organizatë është krijuar në ‘65. Ishin organizatë e armatosur, si një organizatë terroriste në 2003. Jemi në momentin që këta persona mund të rikthehen në statusin e tyre të mëparshëm. Është një potencial i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në Shqipëri.  Nga dje Shqipërisë i është shtuar një rrezik i madh sa i takon terrorizmit dhe sigurisë kombëtare. Nga mënyra sesi reaguan ndaj policisë shqiptare. Shqipërisë i kanoset rreziku i sulmeve nga një shtet armiqësor që brenda nesh gjen armiqtë e tij si dhe rreziku i sulmit nga këta që ne deri dje i mbronim.’- tha Beci.

Beci u shpreh se muxhahedinët mund të kenë pasur qëllime për të kryer ndonjë akt terrorist, ndërsa shtoi se policia duhet të kishte kryer një koordinim më të mirë mes tyre dhe përfaqësuesve të brendshëm që janë aty.

‘Këta mund të kenë qenë target i ndonjë akti terroristi që mund të bënin ndaj një shteti tjetër nga Shqipëria. Mund të kenë qenë edhe autor të ndonjë sulmi kibernetik. Çështja penale mund të ketë filluar për veprimtari terroriste dhe për këtë arsye SPAK ka nisur hetimet. Nuk përjashtohet asnjë ndjekje penale ndaj individëve të caktuar. Do të duhet të ishte një koordinim më i mirë mes policisë së shtetit dhe përfaqësuesve të brendshëm që janë aty.’- shkruan Beci.

I pyetur nëse është e lehtë që muxhahedinët të largohen nga Shqipëria, Beci u shpreh se duhet të zbatohet me rigorozitet konventa e OKB-së me refugjatët. Sipas policisë duhet të konsultohet edhe me elementë të sigurisë kombëtare i cili potencialisht mund të sjellë pasoja për ruajtën e rendit dhe sigurisë.

‘Duhet të zbatohet me rigorozitet konventa e OKB-së me refugjatët. Duhet një konsultim i gjerë me organizatat ndërkombëtare që merren me të drejtat e refugjatëve, duhet të shihen të gjitha statuset që u i janë dhënë atyre për mënyrën e zbatimit të konventës për refugjatët politik. Por po ashtu duhet të konsultohen edhe me hetimin ndaj tyre. Hetimi do të përcaktojë përgjegjësit e sulmit, jemi në momentin që nuk mund të themi se 3000 personat do të ndiqen penalisht. Do të duhet të shohim edhe veprimet e policisë së Shtetit. Do duhet të konsultohet dhe me element të sigurisë kombëtare i cili potencialisht mund të sjellë pasoja për ruajtën e rendit dhe sigurisë.’- tha Beci.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?