Kontrollet në MEK, Osmani: Në interes të SHBA, kërkojnë marrëdhënie të re me Teheranin! Lita: Shqipëria do rinegocim të marrëveshjes

23 Qershor 2023, 18:31| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 19:46

  • Share

Kontrollet e ushtruara në kampin e MEK kanë nxitur diskutimet nëse qeveria shqiptare duhet ta prishë apo jo marrëveshjen me SHBA për strehimin e muxhahedinëve. Eksperti i sigurisë, Lavdrim Lita thotë se me këtë ndërhyrje, Shqipëria po kërkon një rinegocim të marrëveshjes me SHBA, pasi sipas tij tashmë vendi ynë ka pozita më të forta dhe të konsoliduar në arenën ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti thotë se qeveria kërkon një rishikim të marrëveshjes duke qenë se kostot që ka marrë përsipër duke strehuar anëtarët e opozitës iranaine janë të mëdha.

“Është çështja e qeverisë shqiptare që do të negociojë sërish marrëveshjen e bërë me SHBA për MEK. Nuk jemi në të njëjtat kushte, e kanë para të domosdoshme të rinegociojnë kontratën dhe s’ka të bëjë me lojën e madhe. Aktiviteti që bënte MEK kanë dalë të padobishme për të zëvendësimin regjimit të Iranit. Lind nevoja që kostot që merr qeveria shqiptare të rinegociohen. Të qëndrojnë këtu por s’duhet të bëjnë më aktivitete klandestine kundër Iranit. DASH dhe Kim kanë deklarata në të njëjtin logjikë, që interesi ndaj opozitës iraniane e ka rënë, veprimtaria e tyre në Shqipëri është më shumë e dëmshme për vendin tonë. Shqipëria në këto 10 vite s’ka pas kapacitete kibernetike të monitoronte veprimtarinë e MEK”, tha ai.

Ndërkohë, eksperti Kreshnik Osmani thotë se muxhahedinët kanë prishur kontratën humanitare që kanë nënshkruar. Ndërkohë, sipas tij kjo prishje e marrëdhënies është në interes të SHBA pasi amerikanët po kërkojnë një marrëdhënie të re me Teheranin, endërsa këta të fundit kanë kërkuar që të goditet baza e MEK.

“Sa i përket ngjarjes së ngushtë, mendoj se këtu kemi dy kontrata të prishura, ndërmjet muxhahedinëve të MEK dhe shtetit shqiptar, kontrata humanitare. Duhet të kuptohen ndryshimet e kontekstit gjeopolitik. Është se SHBA kanë një tërësi marrëveshjes ndërkombëtare me lindjen e mesme, Ballkanin, Kinën. Ata kur bëjnë një llogari, e bëjnë në rrafsh global. Konteksti ishte se SHBA ishte në një marrëdhënie negocimi. SHBA janë të interesuar që të çojnë para një marrëdhënie të re me Teheranin, dhe ata kanë kërkuar që të goditet një prej bazave që po i jep shqetësime Teheranit. Kjo ka qenë një ndër arsyet”, tha ai.

Avokati Idajet Beqiri thotë se  SPAK duhet të sqarojë nëse aty është opozitë iraniane, apo janë agjentë të infiltruar të Iranit. Ai thekson se muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen me qeverinë shqiptarë.  

“Të dimë ca ka aty në MEK, është opozita iraniane, apo kemi të infiltruar të Iranit. Nga mënyra se si u sollën aty banorët e MEK, në fakt edhe mos të jesh fare specialist nënkupton që aty flenka jo një lepur i vogël, po i madh, se ti e kthen në një revoltë të jashtëzakonshme që po të bëhen kontroll. S’ka nevojë të lajmërojë njeri, kur gjykata merr vendimin për kontroll vetëm ta paraqet. Reagimi i tyre ka qenë reagim që i vetëfajëson, pse i djeg dokumente ca ke bërë? Kundërshtuan me dhunë policinë. Po shkeli marrëveshjen se ti po merresh me lloj lloj gjërash", u shpreh Beqiri.

Më 20 qershor 2023, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?