Politikë

Kontrolli i kufirit dhe forcat speciale, Lleshaj zbulon diskutimet me Presidentin e Policisë gjermane

5 Shtator 2019, 18:55| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 19:08

  • Share

Gjatë vizitës në Gjermani ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Policisë Federale. Lleshaj thotë se u konfirmua niveli i shkëlqyer të bashkëpunimit në fushat e kontrollit të kufirit, forcave speciale dhe arsimimit policor.

"Takimi me Presidentin e Policisë Federale gjermane Dr. Dieter Romann konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe perspektivën edhe më të mirë në fushat e kontrollit të kufirit, forcave speciale dhe arsimimit policor" shkruan Lleshaj në rrjetet sociale, ndërs aka publikuar edhe pamjet e takimit me Dieter Romann.

Më herët po gjatë ditës së sotme, ministri shqiptar u takua me homologun e tij në Gjermani, Horst Seehofer ku sipas tij takimi ishte i shkëlqyer si dhe vlerëson angazhimin e Gjermanisë për integrimin e vendit tonë në BE.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?