Dhuna brenda kampit? MEK s'i jep prokurorisë pamjet e kamerave, pyeten 10 anëtarë! Dyshohet se zhduken dokumente për sulmet kibernetike

22 Qershor 2023, 10:31| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 09:25

  • Share

Drejtuesit e kampit të Manzës po refuzojnë bashkëpunimin me prokurorinë duke mos dorëzuar pamjet e kamerave të brendshme.Prokuroria e Durrësit ka kërkuar regjistrimet e kamerave brenda kampit, me qëllim zbardhjen e incidenteve të ndodhura më 20 qershor ku grupe personash të organizuar kundërshtuan policinë gjatë zbatimit të vendimit të gjykatës për kontrollin e të paktën 17 godinave.

Burime të prokurorisë thanë se deri mesditën e të enjtes, (22 qershor 2023) pamjet e kamerave ende nuk i janë dhënë grupit të hetimit. Policia dhe Prokuroria i kanë drejtuar një kërkesë përfaqësuesve të muxhahedinëve për vendosjen e pamjeve në dispozicion të hetimit. Ndërkohë burime nga SPAK, bëjnë me dije se po verifikohet edhe përmbajtja e dokumenteve që anëtarët e MEK kanë djegur gjatë kontrolleve të policisë.

Dyshohet se dokumentet që muxhahedinët asgjësuan, përmbajnë mesazhe të komunikimit të tyre me persona jashtë Shqipërisë. Dyshimet kryesore janë për zhdukjen e e-maileve dhe të mesazheve të shkëmbyera lidhur me sulmet kibernetike.     

Hetuesit dyshojnë se baza e hakerimeve që vepronte brenda kampit, merrte direktiva dhe kordinohej me drejtues të MEK nga jashtë Shqipërisë. Nga ana tjetër, ekspertët e SPAK dhe BKH kanë nisur kontrollin e 96 kompjuterave, 49 lap topvëve, dy taletave, 3 kartave të mermorjes dhe dokumenteve që efektivat arritën të sekuestrojnë gjatë kontrolleve të urdhëruara nga gjykata.

Për zbardhjen e incidenteve më kamp, Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje për shtatë orë me radhë, dhjetë muxhahedinë. Ata u pyetën në lidhje me pretendimet se policia ushtroi dhunë gjatë kontrolleve në zbatim të vendimit të gjykatës. Burime nga organi i akuzës thonë se edhe gjatë dëshmisë së dhënë më 21 qershor ata kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim akuzues ndaj policisë.

Ata kanë treguar se kanë qenë një grup anëtarësh të MEK, kur sipas tyre, forcat e rendit kanë hedhur spraj djegës drejt tyre. Dëshmitarët muxhahedinë, kanë pranuar se 78-vjeçari që humbi jetën është futur në ambientet e brendshme të spitalit me shenja jete, ku edhe ka vdekur.

Më herët, për këtë pretendim, autoritetet shqiptare deklaruan se nuk është ushtruar dhunë ndaj banorëve të kampit dhe se vdekja dyshohet se ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Në mbështetje të kësaj, policia thotë se ka pamje filmike që faktojnë se 78-vjeçari nuk ka pasur kontakt fizik me forcat e rendit. Ndërkohë Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike, 2 materiale shumë të rëndësishme për  përcaktimin e shkakut të vdekjes së Ali Mostasharit.

6 drejtues të organizat në hetim
Gjashtë drejtues të organizatës MEK janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, për përplasjen me efektivët e policisë, gjatë kontrollit të kësaj të fundit me urdhër të GJKKO-së, brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Nën hetim janë vënë H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç. Ata po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Nga Manza sulme kibernetike drejt Iranit
Sipas SPAK dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Në dosjen e GJKKO-se thuhet se republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur dyshime në lidhje me këto sulme  si dhe në mënyrë të vazhdueshme  kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

450 u arratisën nga  kampi
Sipas SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në këtë kamp, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë janë ende në Shqipëri. Në dosje jepen edhe detaje se si nisi përplasja e MEK me qeverinë iraniane, kur u krijuar kjo organizatë dhe vendosja e tyre në Shqipëri.

Kontrolli brenda kampit MEK
Më 20 qershor 2023, ndërhyrja e policisë me urdhër të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së për të ushtruar kontroll brenda kampit në Manzë hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. Nga rezistenca u plagosën 15 policë disa pjesëtarë të kampit ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia ndërkohë policia vertë mohon se ka ushtruar dhunë. Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.

Edhe DASH dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështeti veprimet që policisë në Kampin Ashraf 3 ku strehohen Muxhahedinët e popullit iranian.  Ajo tha se mysafirët e një vendi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara dhe se është në të drejtën e Shqipërisë të vendosë nëse do ti largojë apo jo.

Provokim lufte
SPAK regjistroi procedimin penal në 18 maj të vitit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve”, grup të strukturuar kriminal.  Sipas nenit, 211, të Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën  e  Shqipërisë  përpara  rrezikut  të  ndërhyrjes  nga  fuqi  të huaja,  dënohet  me  burgim  jo  më  pak  se  pesëmbëdhjetë vjet.

Ora 16:57
Detaje të reja nga hetimi i SPAK për lëvizjen ‘MEK’: Hakerat përgjuan komunikimet e Iranit me zyrtarët e BE-së

 

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, dyshohet se ka qenë “përgjigje simetrike” e hakerave iranianë ndaj aktivitetit që organizata MEK nga kampi i Manzës po kryente ndaj Iranit.

Një fakt i tillë rezulton nga vendimi i gjykatës së posaçme, ku në faqen 5 të tij evidentohet se gjatë vitit 2022, institucionet Shqiptare u prekwn nga disa sulme kibernetike të cilat kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike.

Ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së "MEK" që praktikisht janë opozita e regjimit iranian. Muxhahedinwt tw cilwt rezulton se kishin ngritur nw Manzw nw qendwr kibernetike,

Pasojë e sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë ishte publikimi i databazave të ndryshme të Ministrive shqiptare, adresave të e-mailit, numrave të telefonit të zyrtarëve e madje, edhe i të dhënave personale të drejtorit të policisë së kohës, Gledis Nano.

Në dosjen që po heton SPAK, për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe “keqpërdorim i paisjeve” përshkruhet sulmi ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit, i bërë publik më 7 maj 2023. Oficerët e Njësisë C në policinë e shtetit në Tiranë, citojnë në kallëzimin e paraqitur në SPAK, njoftimet e publikuara në internet se Grupt hacktivist "Kryengritja deri në përmbysje", i lidhur me grupin opozitar me bazë në Shqipëri, Muxhahedin -e Khalq ("MEK"), publikoi qindra dokumente Identifikimi, procesverbale të takimeve, korrespondencën e ministrisë, numrat e telefonit të zyrtarëve të ministrise dhe emrat e 11,000 punonjës të ministrisë së jashtme.

Sipas kanalit të hakerëve në Telegram, të gjitha faqet e lidhura me ministrinë si ambasadat e Republikes Islamike të Iranit dhe organizatat ishin në shënjestër. Pasi morën kontrollin e faqeve, në hakerat vendosën foto të liderëve të "MEK"-ut, si dhe foto të liderit suprem të Iranit Ali Khamenel dhe presidenti Raisi me kryq të kuq. Hackerat vendosën edhe sloganet "Vdekje Khamenel-t" një thirrje e hapur kundër regjimit në Iran dhe "Te fala Rajavit", në mbështetje të liderit aktual të grupit opozitar, thuhet në faqen 3 të vendimit të Gjykatës për kontrollet në Manzë.

Aktiviteti kibernetik i MEK dhe grupeve të lidhura me ta, sipas SPAK, ka qenë masiv. Grupi "Kryengritja deri në përmbysje", në qershor 2022, hakoi mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit, duke shfaqur slogane të ngjashme në faqet e internetit dhe duke lëshuar të dhëna të brendshme. Hakimi ndodhi pas një sulmi tjetër kibernetik në mars në portalin e Ministrisë së Kulturës dhe Udhëzimit Islamik (Ershad) dhe faqet e internetit të lidhura me të, duke treguar fotot e Rajavit dhe duke bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të Iranit.

Dosja e prokurorisë, citon se MEK ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të hakuar korrespondencën e Republikes Islamike me zyrtarët evropiane për të finalizuar një marrëveshje për shkëmbimin e te burgosurve me Belgjikën, e cila do të lironte diplomatin iranian të burgosur Asadollah Assadi, në këmbim të punonjësit të ndihmave belg Olivier Vandecasteele. "MEK" ndërmori një fushatë të ashpër kundër marrëveshjes, duke sfiduar ekstradimin.

Procesverbali për kqyrjen e faqes me emërtimin @gbyamsarnegouni" tregoi se aty janë postuar disa dokumenta dhe video të dyshuara të hakeruara nga sistemet kompjuterike qeveritare në Republikën Islamike të Iranit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 23/06/2023 08:24

    Keta jane grup i organizuar kriminal qe perfitojme nga statusi i tyre si refugjate politike

    Përgjigju
  • Nostalgjia: 22/06/2023 17:20

    Shume e kam kerkuar 'Mergaten e qyqeve" me parsonazhe mergimtare, desident por dhe sigurimsa, por as te ura e Lanes nuk e kam hasur. Nuk e di fatin e te nderuarit Nasho Jorgaqi por “ PLAGJATURA” e Manzes ka avancuar me kompjutera, gazlotsjelles shoqeruar me diskutime e analiza te thella mediatike qe justifikojne rrogat e rritura, me teme: se si “te importuarit e qeveris Shqiptare “ po tentojne te rrezojne nje shtet dictatorial, dhe diktatura e proletariatit ne godinat e shtetit shqiptar tregon forcen e viteve 1945, kur mergimtaret, dhe azilantet strehoheshin ne Greqi, Itali,Gjermani etj, dhe ne netet e errta hidheshin si diverasant si ushqim per bishat “komuniste”,qe nuk shperbleheshin me para por me tituj nderi si “Hero I Popullit”. Kam dyshim se kopertina e librit te ri do jete pa autor. Populli thote –Parja huj e shkreta te ban me vra vllan tand.

    Përgjigju
  • Lala: 22/06/2023 17:07

    NUK pranojn TI japin?kjo quhet pengim I hetimit.denohet me ligh ne token shqiptare.nuk I binden urdhrit te gjykates? Edge kjo denohet me ligj.ca kan me Shum se un ATA QE I bindem gjykatave .hetuesise e policise pavaresisht se Mund Edge te Mo's me pelqeje ?Shqelmin ne fyt e te ikin.miresine tone skan PSE ta marrin per dobesi.tek e fündig Jan refugjati pra qytetare te sores se dyte suli ne CDO vend te botes.kaq.zhdukini NGA Shqiperia e te shofin pastaj

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/06/2023 13:58

    Policia dhe organet ligjzbatuese nuk sekuestrojne dot kamerat e sigurise !? Si mundet ? Cfare eshte ky "kamp" ? Shtet brenda shtetit ? cfare lloj "statusi" paskan ? Shume absurd ! Qytetari

    Përgjigju
  • Tahipi: 22/06/2023 13:22

    Me kete rast duhet te largohen njisahat ma par

    Përgjigju
  • Kaco: 22/06/2023 13:21

    Estrada e radhes me autor Rrumllakun dhe cerrat e Kim ne ambasade deshtoi. Medje u kthye ne tragjedi. Le te shohim puntatat e radhes dhe cudite e tyre. Ne 1949-53, gjyqet anti-diversant i bente Partia dhe Shoku Enver kunder Amerikes. Sot, Partia, Shoku Edvin se bashku me Ameriken (??) kunder cyber-santeve pleq te Manzes.

    Përgjigju
    • Faik: 22/06/2023 21:55

      Déshtoi edhe Sali KRIMI dhe Sali TERRORISTI i PD KURVÉS , qè hidhte SHTYLLAT e TENSIONIT té LARTÉ né ERÉ me EKSPLOZIV , sa herè qè HUMBISTE ZGJEDHJET , por qè USA dhe FBI e kapi prej KOQESH dhe ja SHTRYDHI KOQET , KRYEKRIMINELIT dhe ANTI SHQIPTARIT té URRYER té UDBsè

  • TipTopTap: 22/06/2023 10:42

    Kur i pranuat nuk i pyetet kur do iknin? Duhet tju kishit thënë: Mirësevini, kur do ikni? Se sot po u thoni: Po rrini o, pse s'ikni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?