Del autopsia për vdekjen e muxhahedinit ditën që policia zbarkoi në MEK, Instituti i Mjekësisë Ligjore: Humbi jetën nga arresti kardiak

26 Korrik 2023, 16:49| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 17:06

  • Share

Muxhahedini që vdiq në kampin e MEK gjatë kontrolleve që ushtroi policia ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Insituti i Mjekësisë Ligjore pas autopsisë që i bëri 78-vjeçarit Ali Mostashari.

“Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.”

Në raportin mjeko-ligjor thuhet se nuk ka shenja dhune, por disa shenja të konstatuara në trupin e viktimës sipas Insitutit të Mjekësisë Ligjore, janë shkaktuar gjatë rrëzimit në momentin e fundit të jetës.

“Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.”

Më 20 qershor 2023, me urdhër të SPAK, policia ushtroi kontroll brenda kampit në Manzë, por hasi në rezistencë dhe përballje nga anëtarë e MEK ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor. Nga rezistenca u plagosën 15 policë disa pjesëtarë të kampit ndërsa 78-vjeçari Ali Mostashari humbi jetën. Muxhahedinët thonë se vdekja e tij ka ardhur nga policia, ndërkohë policia vetë policia ka mohuar se ka ushtruar dhunë. Madje edhe ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi garantoi se policia nuk kishte prekur me dorë asnjë prej anëtarëve të MEK. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 26/07/2023 17:19

    2000 polic deciliter nga ju do perjetonit arrest kardinal … ky është krim shtetror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?