Jeni tunduar ndonjëherë të kontrolloni celularin e partnerit, kur ai nuk është aty dhe pastaj të bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë? Me siguri që po! Astrologët pohojnë se sjelle të tilla i kanë bërë të gjithë të paktën një herë, por ka tre shenja në horoskop që karakterizohen për ketë!
Cilat janë?
Luani
Të parët janë Luanët. Rreth 75 për qind e të lindurve në këtë shenjë pranuan për një studim se kontrollonin herë pas here telefonin e partnerit. Për shkak se janë të pavarur dhe kanë karizëm të fortë, ata janë në kërkim të partnerëve që i përshtaten personalitetit të tyre. Ata kanë nevojë për dikë që mund t’i plotësojë nevojat e tyre.
Gaforrja
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 71 për qind e Gaforreve shikojnë fshehurazi mesazhe në telefonin ose kompjuterin e partnerit të tyre. Gaforret janë shumë të përkushtuar ndaj të dashurit të tyre dhe duan të njëjtin lloj partneri. Problemet lindin kur pala tjetër dëshiron të ruajë njëfarë privatësie.
Peshku
Në vendin e tretë të listës janë Peshqit me 69%. Megjithatë, pasi partneri i tyre i kapë ata duke spiunuar, ata nuk do ta bëjnë më. Të shtyrë nga frika dhe ndjeshmëria, Peshqit shpesh i lejojnë ndjenjat t’i bartin ato, kjo është arsyeja pse ata ndonjëherë duhet të shikojnë intimitetin e partnerit të tyre.