Ilir Meta dhe Faik Basha

Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president

24 Prill, 13:54| Përditesimi: 24 Prill, 15:53

  • Share

Në garën për President të Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk do të jetë i vetëm. Me pikëpyetjen se po kandidon për të legjitimuar garën e Metës për t’u kthyer nga kryetar në President të PL, Faik Basha do të jetë rivali i tij.

Kandidimi i anëtarit të Kryesisë dhe njëherësh kryetarit të degës në Kamëz, u njoftua zyrtarisht nga Partia e Lirisë këtë të mërkurë, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen të shtunën në Konventën Kombëtare të 27 prillit.

Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit.

‘Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë, për t’ju njoftuar se pranë Departamentit të Organizimit të Partisë së Lirisë është depozituar sot zyrtarisht kërkesa e anëtarit të Kryesisë së Partisë së Lirisë, njëkohësisht Kryetar i Partisë së Lirisë në Bashkinë e Kamzës, Z. Faik Basha, për të kandiduar për funksionin e Presidentit të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27 prill 2024.

Z. Faik Basha ka kryer studimet e larta në Universitetin Ushtarak “Skënderbej” dhe për shumë vite ka kryer me sukses dhe integritet të lartë moral dhe profesional, detyra shumë të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku ndër të tjera vlen të përmendim:

- Komandant i Kompanisë së Ruajtjes dhe Sigurisë në Batalionin e Xhenios;

- Shef i Regjimit të Brendshëm dhe të Jashtëm në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale;

- Shef Policie në IEVP Peqin; si dhe

- Drejtor i Policisë Bashkiake Kamëz.

Aktualisht, ai është Kreu i Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak Kamëz.

Duke i uruar Z. Faik Basha shumë suksese në garën për President të Partisë së Lirisë, u jemi të lutur të gjithë anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar që dëshirojnë të kandidojnë në Konventën Kombëtare për postet e: President i Partisë së Lirisë, ZëvendësPresident i Partisë së Lirisë, të paraqesin me shkrim kërkesën e tyre dhe një CV. pranë Departamentit të Organizimit në selinë e Partisë së Lirisë, deri ditën e sotme, ora 23:00.’- njofton Silva Caka.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/04/2024 03:56

    Faik Basha,emer i panjohur.Ky nuk kandidon te legjitimoje garen,por /te legjitimoje/ /fitoren/ e sigurte te Metes. Eshte sa per t'u mbyllur gojen atyre qe mund te mendojne per autokraci te brendeshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?