Politikë

Konventa e PL, Meta nga burgu: Jam marr peng nga banda e Dumanit dhe Ramës! Shpalos programin e PL me 5 prioritete

1 Shkurt, 12:13| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:55

  • Share

 

Kreu i PL Ilir Meta nga selia e burgut, ka folur në Konventën e Tiranës të Partisë së Lirisë, ku vijoi akuzat se është rrëmbyer nga SPAK dhe qeveria.

Meta ka shpalosur programin e PL me 5 prioritete

‘Është kënaqësi që të adresohen për herë të parë pas 100 ditë të rrëmbimit tim nga banda e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Partia e lirë dhe shqiptarët do të mobilizohen do ti japim përgjigjen e merituar kësaj bande. PL e ka programin e saj një program konkret dhe ka përcaktuar 5 prioritet. Ne do ta ndalojmë shpopullimin duke garantuar paga të larta duke shumëfishuar bonusin e bebes. Duke ofruar 20 mijë euro grant për të rinjt që fillojnë biznes privat.  Rritja e pagave është prioriteti ynë sepse 1.1 milionë shqiptar jetojnë në kushte të vështira. Po ashtu miratimi me ligj i pagës së 13. Ne do të garantojmë transport falas për pensionistët dhe do ti japim mbështetje të jashtëzakonshme arsimit.


Lajmi kryesor:

SPAK kërkon 6 muaj shtesë për hetimin e dosjes, Meta flet nga burgu ‘313’ për konventën e PL-së: Dumani më mban të izoluar për llogari të Ramës


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?