Konviktet, 'shpëtimi' i studentëve për të përballuar jetesën në Tiranë, e reja nga Kukësi: Në dy javë harxhoj 3 mijë lekë të reja, ushqimet mi jep familja

21 Shtator 2023, 18:23| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 20:02

  • Share

Në ditën e parë të hapjes së regjistrimeve nuk mundi të regjistrohej në konviktet e Mjekësisë nga fluksi i krijuar për regjistrim, por sot Elsa Zelaj ia doli.

“Mbarova sot. Dje erdha që në 5 të mëngjesit dhe sot mbarova punë.”

Studimet e kanë sjellë atë në Tiranë nga qyteti i Kukësit për të tretin vit radhazi.

Ajo është e bindur se nuk do të mund të përballonte dot jetesën në shtëpi me qira, në kushtet kur çmimet e tregut janë rritur në mënyrë drastike.

Tashmë që u regjistrua Elsa na tregon se është më e qetë. Një pjesë të ushqimeve e merr në familje, ndërsa llogaritë për shpenzimet e tjera i ka bërë të detajuara.

“Se punojmë dhe nuk kemi aq shumë lekë të paguajmë. Nëse e llogarisim për 9-10 muaj që është 440, një shtëpi me qira është 300 dhe më mirë na bie për konvikte sesa. Kushtet mundohemi t’i rregullojmë vetë, por jemi mësuar. Konvikti ishte 440 mijë lekë të vjetra , ndërsa te shpenzimet që mund të kaloj është për dy javë 30 mijë lekë.”

Edhe të tjerë studentë tregojnë se mes vështirësive të mëdha ekonomike zgjedhja më e favorshme është konvikti.

“Janë shumë shtrenjtë çmimi më i ulët është 350 euro jo lekë. Duke qenë se marrim ushqime nga shtëpia , nga fshati ku jetojmë, variojmë me shpenzimet me 100-150 maksimumi .Nëse do të jetoja në shtëpi me qira as nuk e imagjinoj dot.”

“Vij nga Librazhdi dhe studioj në degën Infermieri-Mami. Viti i parë normal për studentët është pak i vështirë dhe konvikti sa për t’u mësuar pak.”

Na mori pak kohë se ishte radha e gjatë, por u regjistruam. Duke marr parasysh që qiratë janë rritur shumë këtë vit . Është e papërballueshme për një student që të paguaj se veç akomodimit janë dhe shpenzimet për drita dhe ujë. Nd1%rkohë te konviktet e reja janë të paguara të gjitha.”

Për fakultetin e Mjekësisë dhe Inxhinierisë janë në dispozicion 2100 shtretër në konvikte ndërsa kërkesat shumë më të larta. Ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, këtë vit kërkesa të shumta ka edhe nga studentët nga Tirana si dhe ata që studiojnë në universitetet publike. Regjistrimet janë të hapura deri më 29 shtator.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?