Koordinatori i Reanimacionit, Krenar Lilaj i ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report TV thotë se situata në QSUT nuk është e mirë, kjo për shkak të rritjes së rasteve të shtuara së fundimi në spital. Lilaj tha në Shqipëri mbajtja e maskave duhet të bëhet e detyrueshme, pasi njerëzit nuk e kuptojnë dot rëndësinë e distancimit fizik. Sipas tij, nëse qytetarët nuk do të ndërgjegjësohen, situata do të agravohet.
"Situata në QSUT nuk është e mirë për shkak të të sëmurëve të infektuar që janë rritur ditët e fundit. Si pasojë edhe humbjet e jetëve do të jenë më të mëdha. Nëse gjithkush nuk bëhet i ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje, kjo situatë do të agravohet. Nuk do të reshtim së thëni që gjithkush duhet të marrë masat në mënyrë që të shmangë infektimet ndaj kësaj sëmundje, e cila përbën rrezik për vetë pacientin, por edhe për të tjerët", tha Lilaj.
Për Lilajn është e papranueshme që një mjek apo infermier të infektohet dhe të infektojë pacientët. Sipas tij puna në QSUT vazhdon dhe protokollet janë zbatuar.
"Dihet që kjo sëmundje është e transmetuar në ato mjedise ku ka grumbullim njerëzish. Spitali hyn në mjedise të tilla. Përgjegjësia e personelit mjekësor sa i përket profesionalizimit dhe rrezikshmërisë që mbart me vete personeli mjekësor është më e madhe. Megjithatë kemi të bëjmë me situata emergjente. Me manipulime apo trajtime të tilla që në momente të caktuara mund ta humbasësh kontrollit dhe mund të infektohesh. Është e papranueshme që një mjek apo një infermier të infektohet dhe të infektojë pacientët. Që në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë ne kemi ndërtuar protokollet për masat mbrojtëse. Protokollet janë zbatuar, madje janë bërë edhe trajnime për personelin në QSUT", u shpreh Lilaj për 'Repolitix'.
Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj tha në Shqipëri mbajtja e maskave duhet të bëhet e detyrueshme, pasi njerëzit nuk e kuptojnë dot rëndësinë e distancimit fizik. Lilaj i ftuar në "Repolitix" tha se në kushtet ku njerëzit rrinë ngjitur dhe kanë kontakt fizik, atëherë maskat janë e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga virusi.
'Mbajtja e maskës është detyrim dhe nuk shoh distancim mes njerëzve. madje ka kontakte fizike mes tyre. Në kushtet tona maskat duhen mbajtur absolutisht. Nëse njerëzi kanë një nivel të tillë edukate që nuk ruajnë dot distancat detyrimisht duhet mbajtur maska", tha Lilaj.
Në lidhje me vëzhgimin e bërë nga Report Tv se në ambientet e QSUT-së, një nga vatrat më të madha të virusit në vendin tonë, ka grumbuj qytetarësh nuk ruajnë distancimin social dhe nuk mbajnë maskat, Lilaj tha se video tregon ambientet e jashtme, por në ambientet e brendshme ka respektim maksimal të rregullave. Lilaj tha se mbajtja e maskave për personelin mjekësor është e detyrueshme dhe se respektohet.
" Në kushtet e spitali i kemi të detyrueshme që i gjithë personeli të mbajë maska dhe madje edhe pacientët. Kjo respektohet çdo ditë. Videot e marra janë filmime të jashtme nuk kanë lidhe me punën brenda. Masat dhe kontrollet në ambientet e brendshme,dezinfektimi periodik janë kusht", tha Lilaj.
Për specialistin e shëndetit publik, njëherësh edhe kreu i Komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi tha në studion e emisionit Repolitix në Report TV se nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi, Maqedonia e Veriu duhet të kishte shtyrë zgjedhjet.
"Maqedonia duhet t'i kishte shtyrë zgjedhjet derisa të kalonte faza e emergjencës. Edhe në Shqipëri ne jemi në emergjencë dhe kemi pasur protesta, qoftë për teatrin, qoftë në Durrës kemi pasur grumbullime. Këto protesta kanë qenë të ndaluara me ligj. Papërgjegjshmëria e këtyre e personave...unë thashë se kjo i vuri zjarrin Shqipërisë", tha Roshi.
O doktor shiko pak ca ben Italia. Degjo koleget e tu sa te demshme jane maskat.
Përgjigju