Foto ilustruese

'Koordinimi'/ Kultivuan kanabis, arrestohen 12 persona në Krujë, 3 në kërkim! E përfshirë edhe RENEA dhe SHÇBA

12 Dhjetor 2020, 15:02| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 15:16

  • Share

Policia e Durrësit, ajo e Krujës, në bashkëpunim me RENEA dhe SHÇBA kanë arrestuar 12 persona dhe 3 i kanë shpallur në kërkim.

U zbatua masa arrest me burg për Haxhi Memajn, Saba Sallakun, Nazmi e Ymer Malokun, Ervin Lekën, Sajmir Zajën, Avni Ferrën, Sajmir Zajën, Avni Ferrën, Hasan Krojen dhe Glodjan e Leonard Kroji. 2 të tjerë u arrestuan gjatë operacionit për zbatimin e masave të sigurisë

Ndërkohë që janë sjpallur në kërkim Blerim Durma, Ilir Kroje dhe  Leonard Dema. Policia njofton se ka sekuestruar 1 pistoletë, 2 armë gjahu e municione, dy radio policie, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “KOORDINIMI“, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe atë të armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Krujë dhe RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 10 shtetas, shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.  Gjithashtu, gjatë operacionit kapen dhe arrestohen në flagrancë edhe dy shtetas të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të Policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Si rezultat i një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me ato të SHÇBA-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Krujë, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

 H. K., 35 vjeç, G. K., 32 vjeç, L. K., 27 vjeç, N. M., 40 vjeç, Y. M., 25 vjeç, E. L., 25 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, H. M., 33 vjeç dhe S. S., 19 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: B. D., 30 vjeç, I. K., 49 vjeç dhe L. D., 20 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Vrijon, Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

A. K, 39 vjeç, banues në fshatin Virjon Krujë,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municioneve”, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjere të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për hetime të mëtejshme.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 13/12/2020 00:05

    Ou cne paska hashash ne kruj? E cudicme se une mendoja se endri vathi agjenti krimeve e ka ble porsh kajenin me rrogen e shtetit...

    Përgjigju
    • endri: 13/12/2020 14:27

      ore nga ju shum faleminderit qe me keni nxjerr namin po me thoni te pakten ku e kam ate porsh tpakten te bej bej ndonje xhiro ose ta shes te paguaj kredin qe kam

    • Demiri: 13/12/2020 09:28

      Ahhaha agjent krimesh endri vathii ,, ehh ku po shkon kjo dynja

  • Iris: 12/12/2020 23:38

    Pse shqipot nuk kultivojne hemp=kerp?! Hemp eshte <<kusheri>>me mariuanen,gjethet I kane te ngjashme,por do me pak distance mes bimeve,dhe nuk ka nevoje kur kultivohet, per tere ato /teka/qe kerkon marihuana,nuk ka efektet psikike te kanabisit dhe mbi te gjitha ,nuk e peson penalisht prej tij,dhe cmimet e kremerave,ilaceve,cigareve etj,te bera prej tij kane cmim te larte ne treg,po aq sa kanabisi!

    Përgjigju
  • Arben: 12/12/2020 20:27

    Shbca ta filloje nga shefat qe e lejuan dhe moren % nga droga,psh nga mojsi sula dhe elton zemani (ku eltoni edhe pse nje cop oficer sot shetit me humer,me skaf dhe prona pa fund qe i ka ble ne 2016),duke filluar me erjon ismailin dhe elton shahinin,me artur heba dhe erion duma,dhe keta qe jane aktualisht ne drejtim si shef komisariati dhe shef krimesh.boll te pyesi shbca keta te arrestuarit dhe i thone vete keta se sa euro kane paguar tek keta shefat me siper,dhe te mos arrestojne polic te thjeshte per te mbuluar shefat e vertete te kanabisit ne kruje.

    Përgjigju
    • Ardjani: 13/12/2020 12:03

      Pervec shefave te krimeve dhe komisariateve keni harruar dhe kr e bashkise artur bushin i cili prane shefave te komisariateve ka atashuar vellain e tij ilir bushin i cili eshte nderlidhes i droges mes kriminelave/policise/qeverise.

    • Krutoni: 13/12/2020 09:27

      Cfaj ka goni ktu me lla ?

    • Vin Cela: 13/12/2020 00:02

      O agron brahja, o pijanec, o ordiner, o rq e ktheve knej nga ana tjeter komisariatin dixhital?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?