Sara Gjordeni ish-banorja e Big Brother është shprehur e revoltuar ndaj të gjithë atyre që e kanë akuzuar se ajo dhe Bardhi kopjojnë çiftin Kiara-Luiz.
Ish banorja ka reaguar pasi është pyetur nga ndjekësit në Instagram, ndërsa ka kërkuar që të mos i krahasojnë me Kiarën dhe Luizin.
“Mos na krahasoni më me Luizin dhe Kiarën se realisht është gjëja më bajat dhe palidhje në botë! Jam 180 gradë njeri tjetër dhe Bardhi po ashtu. Këto aludime nisën nga një pyetje që më ka bërë Ronaldo mbi personin në fjalë tek e Diell. Nuk ja fishkëllejmë fare kësaj çështjeje dhe na keni lodh”, shkruan Sara.