Koplik/ Kundërshtoi me forcë gjobën e policit, vihet në pranga 37 vjeçari

30 Gusht, 17:30| Përditesimi: 30 Gusht, 17:36

  • Share

KOPLIK - Një 37 vjeçar është vënë në pranga në Koplik pasi ka kudnërshtuar me forcë punonjësin e policisë.

V.S., banues në fshatin Dedaj parkoi automjetin në një vend që nuk lejohej në qytetin e Koplikut. Pas konstatimit, punonjësi i policisë shkoi për ti vënë gjobën 37 vjeçarit.

Ky i fundit kundërshtoi gjobën e policit dhe u largua. Më tej pas kontrolleve ai u kap në banesën e tij dhe materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

'Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe, arrestuan shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Dedaj.  

Në qytetin e Koplikut, punonjësi i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend që nuk lejohej, i cili pengonte qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjatë ushtrimit të detyrës për venien e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë dhe është larguar. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi V. S. është kapur në banesën e tij.', njofton policia. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ismail Reci: 31/08/2024 06:11

    Jane ba do gangstera ne Koplik qe e bllokojne rrugen me nje pafetyrsi te jashtzakonshme. Veç se do ai me takua nje shok, me pi nje gote apo me u qethe ai ta parking makinen ne mes te rruges,pa sinjal, pa paralajmerim,the iken, bllokon trafikun e shkakton kaos. .

    Përgjigju
  • Bogjani: 30/08/2024 19:41

    Po gangsterat që i shajnë me nënë dhe motër policët dhe këto të fundit edhe i nderojnë dhe i rrespektojnë! Ndërsa fshatari apo Qytetari i thjeshtë e ha gjobën dhe mos mu ndëgju hare!kjo është policia e kurruptuar dhe hajdutër të paskrupullt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?