Nën petkun e Harpagonit, personazhit fort të njohur të Molierit do të ngjitej në skenë edhe një herë aktori 93-vjeçar, Koço Qëndro. Pas disa shfaqjeve, që u mirëpritën në Teatrin “Andon Zako Çajupi”, trupa e këtij institucioni erdhi edhe në Tiranë për të ngjitur shfaqjen “Kopraci” tek ArTurbina.
Nën regjinë e Dhimitër Orgockës, komedia demaskon edhe godet fort koprracinë, tipar ky i shtresës borgjeze. Kopracia, një ves i ulët dikur, e që vjen i tillë edhe aktual edhe nën interpretimin dhe lojën e veçantë të aktorit Koço Qëndro. Aktori solli se si një koprrac fajdexhi dhe jetën e tij nën ethen e parave, aq sa humb edhe dashurinë e fëmijëve.
Ndërsa, luan për herë të dytë Harpagonin (2004, teatri i Korçës), aktori Koço Qëndro, aktori fort i duartrokitur për lojën dhe energjinë e pashtereshme në skenë, është një nga aktorët themelues të Estradës Profesioniste të Korçës, i cili në karrierën e tij artistike numëron mbi 120 role.
Vepra u ngjit në skenë nga trupa e teatrit të Korçës, nën lojën e Blend Arifit, Ilda Pepas, Mateus Frrokut, Zamira Kitës, Blera Belliut, Refik Xhinakut, Syrja Meçes, Lazarela Detit, Valentino Hamatit dhe Antonio Toles. Muzika në vepër është realizuar nga Adrian Jorgji dhe kostumografia nga Bardhi Pojani.
Edhe nje deshmi e "brezit"te artisteve te mdhej.Kjo eshte pershendetja artistike me shikuesit qe I sherbeu e ushqeu me vlera shpirterore dhe lamtumira per pushim nga veprimtaria artistike.Do na rrosh per shume mote, arti dhe vlera shpirterore eshte e perjetshme.
Përgjigju