Kronikë

Kopshti Botanik/ Gjykata rrëzon Universitetin e Tiranës dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës

14 Nëntor 2019, 16:31| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 20:18

  • Share

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lidhur me kundërshtinë që ata i bënë vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës. Gjykata i ka dhënë kështu të drejtë pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Gjykata Administrative e Apelit argumentoi sot se padia e Rektorit dhe e Dekanit është ngritur në kundërshtim me ligjin. Sipas saj, organi që mund të shqyrtojë këtë akt të Këshillit të Ministrave është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe për këtë qëllim padia e paraqitur nga universiteti duhet të rrëzohet dhe të mos merret në shqyrtim.

Në këtë mënyrë, i hapet rruga realizimit të projektit për hapjen e Kopshtit Botanik ndaj publikut si dhe përmirësimin e kushteve të asaj hapësire, e cila do t’i shërbejë edhe studentëve për studime të ndryshme, por edhe qytetarëve për ta vizituar nga afër.

 Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit. Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një sipërfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit. I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore.

Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu.

Komento

Komente

  • Papi: 14/11/2019 20:33

    Eshte njelloj sikur kazermen e ushtrise tja japesh bashkise

    Përgjigju
  • Rapo: 14/11/2019 17:43

    Ajde se e ben lali Eri pallat,por mos u merakosni,do i bej dhe nje lulishte me kend per femijet para pallatit qe te gjit te jemi te lumtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?