Bota

Kopshti Zoologjik i bën surprizë me një tortë, gorilla më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 65-të në Berlin

15 Prill 2022, 09:15| Përditesimi: 15 Prill 2022, 09:17

  • Share

GJERMANI- Të mërkurën, gorilla më e vjetër në botë, Fatou, festoi ditëlindjen e saj të 65-të në një kopsht zoologjik në Gjermani.

Gorillat jetojnë mesatarisht 35-40 vjeç, por Fatou ka arritur të jetojë dyfishin e kohës.

Kopshti Zoologjik i Berlinit ndau një video të Fatou duke festuar ditën e veçantë me një tortë ditëlindjeje.

“Shumë faleminderit kujdestarëve tanë për këtë tortë të mrekullueshme ditëlindjeje. Fatou e pëlqeu!”, shkruan Kopshti Zoologjik.

Në videon shihet teksa gorilla shijon tortën me numrin 65 sipër saj.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?