Kategoria e Parë ka zhvilluar katër nga ndeshjet e javës së 15-të. Këtë të shtunë në katër qytete të Shqipërisë janë luajtur disa duele, me ndeshjet që kanë prodhuar gola.
Në Peshkopi, Korabi dhe Flamurtari barazuan 1-1. Selmani në minutën e 55 shënoi te vendasit, ndërsa Behar Ramadani në minutën e 69 vendosi ekuilibrat për 1-1. Në "Roza Haxhiu", Lushnja fitoi 2-1 me Tomorin. Pepa dhe Canka shënuan te "Lagunarët", ndërsa Pinto për beratasit.
Oriku fitoi 3-2 me Luzin. Pereira dhe Matheus (dopietë) shënuan te Oriku, ndërsa Treni me dopietë për Luzin. Tërbuni humbi 1-2 me Burrelin. Hoxhaj shënoi për vendasit, teksa Kastrati dhe Koleci për Burrelin. Nesër luhen dy ndeshje, teksa të hënë bie në sy Dinamo - Skënderbeu që zhvillohet në 13:00.
Kategoria e Parë - java 15-të:
E shtunë
Korabi 1-1 Flamurtari
Lushnja 2-1 Tomori
Oriku 3-2 Luzi
Tërbuni 1-2 Burreli
E diel - 13:00
Besa - Besëlidhja
Turbina - Apolonia
E hënë
Dinamo - Skënderbeu
Renditja: